Liri Berisha merr çmimin ndërkombëtar "Suksesi për Gruan" në Washington
Bashkëshortja e kryeministrit Liri Berisha, u nderua ditën e mërkurë me "Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan" nga organizata e grave demokrate të Uashingtonit, Women's Information Network (WIN). Kjo organizatë social-politike lufton për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe për përmirësimin e kushteve të tyre shoqërore.
Liri Berisha tha se ky çmim vlerëson dhe nderon punën dhe kontributin e të gjitha grave shqiptare të cilat kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme ndryshimin e jetës politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.
"Çmimi Ndërkombëtar i Suksesit për Gruan" iu dorëzua zonjës Liri Berisha nga themeluesja e organizatës Women's Information Network si dhe kryetare e këshillit drejtues të saj, Karen Mollhauzer, e cila është aktiviste e njohur e të drejtave të grave dhe një nga këshilltaret e larta të presidentit Obama gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2008 këtu në Shtetet e Bashkuara. Sipas saj puna e zonjës Berisha është burim frymëzimi për vajzat dhe gratë kudo që janë. "Kur disa nga anëtaret e organizatës WIN mësuan se zonja Berisha do të vinte për vizitë në Uashington, ata kishin dëshirë ta ftonin atë në organizatën tonë, sepse ajo është një burim i vërtetë frymëzimi për të gjitha vajzat dhe gratë e reja."
Anëtaret e organizatës WIN, thotë zonja Mollhauzer, ishin shumë të entuziazmuara të takonin një person si zonja Berisha e cila shërben si shembull për ta, ashtu sikurse zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Mishel Obama.