Universitetet, mbyllet renditja për fituesit
10/09/2009 Sekretaritë e fakulteteve në fillim të javës iniciojnë procedurën e regjistrimeve
Pas fazës së parë do të procedohet me spostim të listës së fituesve për të tjerë kandidatë
Maturantët që kanë konkurruar për ndjekjen e studimeve të larta në një nga fakultetet publike të vendit duhet t’u drejtohen shkollave për të mësuar në janë shpallur fitues në një nga dhjetë preferencat e përzgjedhura në formularin A-2. Shkollat e mesme në të gjithë vendin ditën e premte do të kenë afishuar listat zyrtare me emrat e fituesve dhe jofituesve. Ashtu siç ishte deklaruar nga specialistët e Ministrisë së Arsimit, APRIAL-i brenda ditës së sotme do të ketë përfunduar hedhjen e të dhënave për çdo shkollë, të cilat më pas do t’i afishojnë në mënyrë individuale. Gjithashtu nxjerrja e këtyre rezultateve do të bëhet edhe pranë çdo fakulteti, ku publikimi i emrave do të bëhet sipas rendit zbritës, nga i pari deri tek i vlerësuari i fundit.
Shpallja
Kreu i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, ka pohuar gjatë ditës së djeshme se në datën 11 shtator në të gjitha shkollat e mesme të vendit do të afishohen fituesit sipas degëve që ata kanë zgjedhur. Por kjo nuk do të jetë faza e fundit, pasi pas një jave, kur të ketë mbaruar regjistrimi i fituesve të parë, në bazë të kuotave që kanë përcaktuar fakultetet përkatëse, do të bëhet zëvendësimi i vendeve të mbetura bosh. Në këto vende do të spostohen ata kandidatë që kanë marrë më pak pikë se kufiri i përcaktuar për fituesit e parë. Periudha e regjistrimeve të kandidatëve fitues pritet të çelet në fillim të javës së ardhshme, ku sekretaritë e fakulteteve, duke filluar nga ora 8:00 e mëngjesit e deri në orën 16:00 të pasdites do të mbajnë dyert e hapura për pranimin e dokumenteve të fituesve. Pas kësaj faze vendet që do të mbeten bosh pritet të plotësohen me kandidatë të tjerë, të cilët janë në renditje poshtë vizës së fituesve deri në plotësimin e kuotave të miratuara nga qeveria.
Penalizimet
Një numër i konsiderueshëm maturantësh janë penalizuar me humbje të së drejtës për ndjekjen e studimeve të larta gjatë këtij viti akademik, pasi nuk arritën të shpalleshin kalues në njërin prej katër provimeve të Maturës Shtetërore për pranimet e 2009-2010-s. Sipas të dhënave të deklaruara nga specialistët e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, rezulton se këtë vit për këtë shkak kanë humbur të drejtën e studimeve të larta jo pak, por rreth 4500 nxënës në të gjitha rrethet e vendit. Njëkohësisht rreth 150 maturantë të tjerë janë penalizuar që në fazën e parë, pasi testet e tyre rezultuan te kopjuara. Aktualisht është miratuar dhe numri zyrtar i kuotave të pranimeve për sistemin e ditës. Bazuar në fluksin e kërkesave të paraqitura nga vetë maturantët, janë akorduar më shumë kuota për Universitetin e Tiranës, i cili këtë vit do të presë më shumë se 7000 studentë të rinj. Po ashtu rritje e preferencave është vënë re edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Udhëzimi i regjistrimeve
Zyrtarizimi i statusit të studentit për maturantët e shpallur fitues pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, ku sekretaritë e fakulteteve në universitete do të çelin fazën e regjistrimeve. Brenda pak ditësh do të dërgohet në secilin universitet udhëzimi i Ministrisë së Arsimit në lidhje me procedurën e regjistrimeve si dhe afatet e kryerjes së kësaj procedure. Me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve do të ketë një tjetër postim listash për vendet që do të mbeten të parealizuara. Megjithatë, para se të bëhet postimi i listës do të bëhet lëvizja e preferencave nga poshtë lart për kandidatët e shpallur fitues. Kjo do të thotë se një maturant që është regjistruar në fazën e parë në një preferencë të ulët mund të shkojë në një tjetër më të lartë, nëse do të mbesin vende bosh.
Kuotat e pranimit
Për sistemin e plotë të ditës janë miratuar si kuota pranimi për studimet publike rreth 19 702 kuota pranimi, pjesa dërrmuese e të cilave i përkasin Universitetit të Tiranës. Sipas preferencave të bëra nga vetë kandidatët, është vënë re se Universiteti i Tiranës mban rekord në numrin e kërkesave të bëra për studimet e vitit që vjen, për të cilat janë lënë në dispozicion rreth 7000 kuota pranimi, të shpërndara këto sipas llojeve të programeve që do të ofrojnë fakultetet përbërëse. Duke u nisur nga kuotat e miratuara, ky universitet mban edhe fluksin më të lartë të pranimeve krahasuar me institucionet e tjera. Megjithatë, nëse do të ndodhë që edhe pas fazës së dytë të regjistrimeve do të ketë sërish vende të mbetura bosh, atëherë do të ketë një fazë të tretë pranimi duke hedhur një formular A-3 preferencash.