E Diel, 1 Nëntor 2026

Disa biznese japin paga me te ulta se, percaktimet e qeverise

Pagat e referuese mbi te cilat biznesi privat paguan sigurimet per punonjesit vazhdon te jete nje burim i vazhdueshem konflikti ndermjet qeverise dhe organizatave te biznesit. Keto te fundit pretendojne se, pagat referuese jane me te larta se niveli real i tyre ne disa linja te industrive shqiptare. Per kete qellim Konfindustria i ka propozuar dje qeverise nje projekt per permiresimin e domosdoshem te sistemit te pagave te references, qe aktualisht jane ne fuqi me Vendim te Keshillit te Ministrave dhe zbatohen nga institucionet fiskale. Te dhenat e grumbulluara per shqetesimet e kompanive per nivele te ndryshme te pagave te references, te shoqeruara me arsyetimet perkatese per permiresimin e tyre, do te paraqiten ne formen e nje pakete dhe ne forme analitike sipas cdo niveli nga Konfindustria prane qeverise shqiptare. Sipas deklarates se Komfindustrise te dhenat nga kompanite se bashku me dokumentacionin dhe propozimin per permiresim jane ne fazen e grumbullimit prane Konfindustrise dhe parashikohet, qe brenda nje kohe te shkurter te shqyrtohen dhe te paraqiten prane Ministrise se Financave dhe Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes si dhe Keshillit te Ministrave. Konfindustria e ka kundershtuar me kohe vendosjen e sistemit te pagave te references, duke e konsideruar nje dobesi te institucioneve te fiskut dhe shmangie nga parimet e baze te sistemit te tregut te lire, te kontrollit dhe vetedeklarimit. Ne mjaft raste, per industri nga me seriozet dhe formalet ne vend, per disa nivele te pagave te references jane njoftuar shmangie nga tregu i punes, duke sjelle si rrjedhim probleme dhe shqetesime per kompanite, rritje te panevojshme te kostove te prodhimit deri edhe prishje te harmonise se brendshme ndermjet punedhenesve dhe punemarresve, ben te ditur Konfindustria. Pavaresisht se industrite kane provuar me dokumentacion te rregullt dhe ne rend kronologjik per nivelin e pagave, qe ata zbatojne prej kohesh, perseri institucionet e fiskut nuk kane marre parasysh arsyetimet e biznesit dhe kane shkuar deri ne gjobitjen perkatese per shmangien e pretenduar te pagave te zbatuara nga kompanite me pagat e references te paracaktuara me akt ligjor. Ne kushte te tilla Konfindustria ka paraqitur me kohe shqetesimin prane institucioneve perkatese te ekzekutivit per permiresimin e sistemit te pagave te references.

Ligji

Pagat e references hyne ne fuqi nje vit me pare ne te gjithe linjat e sektorit privat. Ministria e Financave percaktoi pagen minimale mbi te cilen do te vileshin sigurimet shoqerore dhe taksat per te gjitha aktivitete dhe kategorite profesionale. Biznesi i konsideroi jo reale ne disa raste nivelet e reja te pagave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›