E Diel, 1 Nëntor 2026

Disa fakte që tregojnë se ekonomia po lulëzon në nivele të frikshme

Share

Gazeta pro- qeveritare, Panorama, që e ka merak të sulmojë ndonjëherë ndonjë ministër të qeverisë Berisha, shkruan sot se ministri i Financave, Ridvan Bode, ka dështuar me bastet dhe kazinotë. Sipas të dhënave (dhe kjo nuk ka nevojë për vërtetim se e i shohim çdo ditë), në vitin 2012 janë shtuar sallat e bixhozit dhe pikat e basteve, por Ministria e Financave arkëton më pak para.

Ndërkohë një lajm i keq vjen edhe nga fusha e kredive. Tashmë kreditë e këqija për herë të parë kanë kaluar nivelin e 20 përqindëshit.

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme në fund të marsit arritën në 20.07% nga 18.94% që ishin në dhjetorin e vitit të kaluar.

E përkthyer në vlerë, shifra e kredive me probleme ka arritur në mbi 110 miliardë lekë. Bankat kanë vazhduar të marrin masat për të shmangur pasojat negative duke rritur kapitalin, por edhe provigjonet, fonde rezervë që shërbejnë si garanci për të mbuluar kreditë e pashlyera.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›