Uganda përfiton 80% të prodhimit të naftës, Shqipëria 8%. Doktor, na rropët!
Qeveritë shqiptare i kanë vënë në dispozicion hapësira të pamata kompanive të huaja për të shfrytëzuar burimet natyrore të vendit, ndërsa marrëveshjet i kanë bërë kryekëput në interes të privatëve duke i sjellë arkës së shtetit miliarda dollarë humbje ndër vite. E gjithë kjo ndodh nga kushtet e përcaktuara në kontratat e shfrytëzimit, të cilat në rastin e naftës janë Marrëveshjet Hidrokarbure, ndërsa kompanitë e kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës favorizohen edhe nga lehtësi të tjera fiskale, siç është shmangia nga pagesa e akcizës për karburantin e konsumuar gjatë periudhës që ushtrojnë aktivitetin.
Shembull për këtë favorizim me kosto të lartë për të gjithë shqiptarët por me përfitime të mëdha për ata që i kanë lejuar, janë të gjitha kontratat e nënshkruara që prej vitit 2004 e deri më tani me kompanitë e huaja të naftës si nga qeveria socialiste ashtu edhe nga ajo që është tani në pushtet.
Me ndihmën e ekspertëve të fushës, kemi bërë një krahasim të marrëveshjeve hidrokarbure që qeveritë shqiptare kane nënshkruar me kompanitë e huaja me marrëveshjet e ngjashme që janë nënshkruar nëpër vende të ndryshme të botës. Diferenca është tronditëse. Përpos mungesës së theksuar të kontrollit ndaj mënyrës së si zbatohen marrëveshjet, kompanitë e huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri favorizohen dukshëm krahasuar me ato që ushtrojnë aktivitet në vendet e tjera.
Marrëveshjet e Shqipërisë
Shqipëria ka nënshkruar aktualisht katër marrëveshje hidrokarbure për shfrytëzimin e vendburimeve më të rëndësishme të hidrokarbureve, siç është ajo e Patos-Marinzës, Ballsh-Hekal, Kuçova, Gorishti, Delvina, Cakran-Mollaj dhe Visoka. Marrëveshjet kanë dy pika kryesore në lidhje me shfrytëzimin. Pika e parë lidhet me ndarjen e prodhimit paraekzistues, pra të atij që pusi i naftës ka pasur në momentin kur shfrytëzohej nga Albpetrol (debiti fillestar) dhe pika e dytë lidhet me ndarjen e prodhimit pas marrjes në shfrytëzim nga kompania private. Të gjitha marrëveshjet, parashikojnë që prodhimin paraekzistues të ndahet 70 % për shtetin dhe 30 % për kompaninë private, kurse prodhimi shtesë i përfituar nga investimet e mëpasshme të kompanive private, parashikohet të ndahet 50 % me 50 %. Nëse një pus ka pas prodhuar mesatarisht 10 ton naftë në ditë kur ka qënë i Albpetrol-it për shembull, kjo sasi sipas rregullave tona ndahet 7 ton për shtetin dhe 3 tonë për privatin. Nëse pas privatizimit, pas investimeve të kryera, pusi në fjalë prodhon këtë 10 tonshin që ka pasur historikisht (këto duhet të marrim parasysh edhe rënien natyrore nga shfrytëzimi) plus edhe 4 ton të tjera, kjo e fundit duhet të ndahet dy ton për shtetin dhe dy ton për privatin. Problemi këtu tek ne është se askush nuk kontrollon se sa prodhon realisht një pus, -deklaron një ekspert nafte.
Marrëveshjet e botës
Për këtë bërë krahasimin ne nuk kemi marrë për shembull ndonjë shtet të zhvilluar perëndimor, por zgjodhëm të zbresim në Afrikë në një shtet si Uganda. Qeveria e Ugandës lidhi një Marrëveshje Hidrokarbure me një kompani franceze, Heritage Oil në vitin 2007. Ndryshe nga ne, ky shtet përcakton ndarje të prodhimit paraekzistues jo me përqindje fikse por sipas shfrytëzimit që i bëhet burimeve natyrore. Shtetarët janë kujdesur që në çdo rast, kompanive ti vjelin nëpërmjet ndarjes së prodhimit apo taksave (rentës) deri në 80 % të naftës që prodhohet në këtë vend. Të njëjtën gjë bëjnë edhe shumë shtete të tjera, si Kazakistani, Nigeria etj.
Pasi ka mbuluar kostot e operimit, Uganda detyron kompanitë që të ndajnë prodhimin me të huajt bazuar në sasinë e naftës së prodhuar. Referuar kontratës në fjalë për një prodhim deri në 10 mijë fuçi në ditë, prodhimi ndahet 48.5 % për shtetin dhe 51.5 % për privatin. Për prodhim më shumë se 10 mijë fuçi, ai ndahet 53.5 % për shtetin dhe 46.5 % për privatin. Nëse prodhimi rritet edhe më tej duke kaluar mbi 30 mijë fuçi në ditë, pjesa që merr shteti është më shumë se 60 %. Një ndër kompanitë që ushtron aktivitet këtu tek ne deklaro1 më shumë se 16 mijë fuçi të prodhuara në ditë për 2011-ën, sipas rregullave të Ugandës, kjo e fundit duhet ta ndante prodhimin 53.5 % për shtetin dhe 46.5 % për vete. Megjithatë, problematika e marrëveshjeve shqiptare mbetet ende tek ndarja e prodhimit fillestar, pasi kompanitë ushtrojnë aktivitet pa asnjë mbikëqyrjes kështu që mund të deklarojnë shifrat që duan. Edhe në këtë pikë mbetemi pas Afrikës.
Shteti merr vetëm 7.7 USD nga një fuçi me vlerë 70 USD
Ndarja e prodhimit është një ndër pikat kryesore të marrëveshjeve me kompanitë e huaja, por shteti vjel të ardhura edhe nga renta minerare. Edhe në këtë pikë, Shqipëria mbetet shumë poshtë shteteve të tjera duke aplikuar një rentë fikse 10 për qind (plus 1 % të të gjithë prodhimit vjetor) në një kohë kur vende të tjera e kanë atë më shumë se 12.5 për qind. Në çdo rast, Shqipëria i vjel kompanive që shfrytëzojnë nëntokën për të nxjerrë naftë, krom, bakër etj., 10 për qind të prodhimit të shitur si rentë minerare. Problemi që ngrenë ekspertët lidhet me faktin se kush e kontrollon atë që shitet në një kohë kur jo më larg se një javë më parë, ish-Drejtori i Policisë së Dibrës, tregoi se si funksiononte mafia e kromit në Bulqizë duke shfrytëzuar pa kriter dhe jashtë çdo rregulli minierat.
Për të parë se si qëndron vendi në raport me shtetet e tjera për nga renta minerare që i vjel prodhimit të kompanive private kemi bërë një tjetër krahasim me shtetet e tjera. Sigurisht që taksat ndryshojnë në varësi të termave të kontratës që ofrojnë këto vende, megjithatë paraqesin një tablo. Një shtet si Argjentina përshembull, e cila shtetëzoi sëfundmi gjysmën e aksioneve që kishte kompania spanjolle e naftës Repsol në shërbim të interesave të vendit, aplikon një rentë minerare prej 30 për qind. Brazili vjel një rentë prej 15 për qind, Kili vjel 30 %, India 10.5 %, Kazakistani 15 %, Rusia 20 %, Afrika e Jugut 12 %, Britania e Madhe 20 % etj. Ndërhyrje energjetike në drejtim të rregullimit të termave të marrëveshjeve për ndarjen e prodhimit janë kryer edhe në shtete të tjera të botës.
Aktualisht, nafta shqiptare shitet me mesatarisht 70 dollarë në bursë. Nga këto, vetëm 7.7 dollarë i kalojnë shtetit në formë taksash, kurse pjesa tjetër përbëhet nga kostoja dhe fitimi i kompanisë. Kështu, në një fuçi nafte të shitur mesatarisht 74.48 dollarë në korrik-shtator 2011, kompania private mori 35.71 dollarë fitimi neto, 7.5 dollarë ia pagoi shtetit si rentë minerare kurse pjesa tjetër ishte kosto. Shteti nuk merr ende tatim-fitimi nga kompanitë pasi ato vazhdojnë të deklarohen me humbje. E.S
Naftë pa akcizë për kompanitë, kur bujqësia e blen me 193 lekë/litri
Favorizimi në marrëveshjet e ndarjes së prodhimit nuk është i vetmi koncesion që shteti shqiptar i ofron kompanive të huaja që operojnë në sektorin e nxjerrjes së naftës në Shqipëri. Qeveria i ka favorizuar këto kompani edhe në ofrimin e një çmimi më të ulët për naftën që konsumojnë gjatë aktivitetit të tyre në Shqipëri. Ligji për akcizat, përjashton vjeljen e akcizës prej 37 lekë për litër për karburantin e përdorur nga kompanitë që merren me kërkimin apo nxjerrjen e naftës në Shqipëri. Një lehtësim i tillë bëhet për të ndjellë investimet e huaja në kuadër të politikave lehtësuese që ka ndërmarrë qeveria. Përjashtohen nga akcizat importimi i nënprodukteve të naftës, për nevojat e veta, nga subjektet e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse, të cilat, në mbështetje të ligjeve nr.7746, date 29.07.1993 Për hidrokarburet dhe nr.7811 datë 12.4.1994 Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve dhe në bazë të marrëveshjeve që kanë nënshkruar me Qeverinë Shqiptare, kanë rënë dakord për ndarjen e prodhimit dhe për tatimin mbi fitimin në masën 50 për qind. Përcaktimi dhe dokumentimi i sasive që këto subjekte përdorin për nevoja të shpimeve për kërkimin dhe vënien në shfrytëzim të zonave naftëmbajtës përcaktohen në udhëzimin e