Ngarkesa e kredive per familjet
Më tepër se gjysma e familjeve të pyetura në anketimet e Bankës së Shqipërisë, kanë ulur shpenzimet për të përballuar shlyerjen e detyrimeve të kredive. Kjo verifikon të vërtetën mbi rënien e konsumit nga ana e qytetarëve dhe prirjen e tyre për të kursyer. Në bazë të raportit të stabilitetit financiar të Bankës , për gjysmën e dytë të vitti 2011, 26% e familjeve huamarrëse deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, kryesisht për shkak të rënies së të ardhurave familjare. Për të përballuar vështirësitë financiare lidhur me shlyerjen e detyrimeve të borxhit, në 60% të rasteve, familjet ulin shpenzimet e tyre. Sipas këtij vrojtimi, rezulton se në 20% të rasteve, famijarët e pyetur kërkojnë një punësim të dytë dhe në 15% të rasteve kërkojnë rinegocim të kushteve të borxhit. Për 6-mujorin e parë të vitit 2012, 78% e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Por, 16% e këtyre familjeve presin përkeqësim të gjendjes së tyre paguese. Dhe ky tregues është në rritje në krahasim me një vit më parë.
Përsa i përket mundësisë së marrjes së një borxhi të ri në gjashtëmujorin e dytë të vitti 2012, nuk ekziston mundësia, për rreth 60% të familjeve që i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.
Rritja e nivelit të kredive të këqia, por edhe projektet më pak bindëse nga ana e bzienseve i ka bërë bankat gjithmonë e më dorështrënguara për kredidhënie, megjithëse kanë likuiditet të lartë.