E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa filma me temen e dashurise i kane qendruar kohes

Dashuria e trishtueshme mes Ilsa Bund dhe Rick Blaine sakrifikohet ne luften kunder nazizmit ne filmin dramatik te vitit 1942 Casablanca.

Megjithe dashurine tragjike pasioni mes Ilses nen interpretimin e Ingrid Bergmanit dhe Rick-ut te intepretuar nga Humphrey Bogart duket se vazhdon te jetoje.

Filmi epik i vitit 1939 Gone with the Wind eshte vleresuar nga kritika si esencial per temen e dashurise.

Dashuria e perzjere me urrjetjen ne rastin e ndjenjes qe ekziston Rhet Butlerit dhe Scarlet OHares shpaloset per shikuesit ne sfondin e Luftes Civile Amerikane.

Aktoret Clerk Gable dhe Vivien Leigh interpretojne personazhet- ikone qe autorja Margaret Mitchell i ka denuar me vuatjen qe ata perjetojne nga perzjerja e ndjenjave te krenarise dhe xhelozise.

Edhe filma te tjere romamtike kane te njejtne teme pasionet e fuqishme e bashkojne nje cift por jeta shpesh i ndan ata si ne filmin-legjende Nje histori dashurie per tu mbajtur mend.

Ne kete film personazhi kryesor nje personalitet shoqeror i cili aspiron te behet piktor Nickie Ferrante i interpretuar nga Gary Grant zbulon se e dashura e tij Terry McKay e interpretuar nga Deborah Kerr goditet nga nje makine dhe paralizohet.

Filma te tjere kane nje perfundim edhe me te keq. Ne filmin Love story filmi mallengjyes i vitit 1970 dy te dashurit detyrohen te ndahen pasi Jennifer bashkeshortja e Oliverit humb betejen me kancerin. Oliverin krahas me miliona shikues ne mbare boten e pushton  hidherimi.

Filmi Titaniku i regjisorit James Cameron eshte me i vonshem por edhe ai zbaton formulen klasike dashuria te bashkon jeta te ndan por ne fund dashuria reziston.

Historia e dashurise mes Jack Dawsonit dhe te dashures se tij nga shtresa e larte Rose eshte e shkurter ashtu sikurse fati i keq i anijes transoqeanike. Rosa arrin te shpetoje dhe bashke me te mbijeton edhe dashuria e saj per Jack-un.

Filmi siguroi 11 cmime Oscar dhe theu rekordin e te gjitha koherave per shitjen e biletave te pakten deri kur doli filmi Avatar. Titaniku i shnderroi ne yje te kinemase artistet e rinj ne ate kohe Leonardo Di Caprio dhe Kaste Winslet.

Por duke lene menjane Titanikun duket se sot te rinjte preferojne me teper filmat me dashuri me realiste si psh kjo  shikuese e re.

Pavaresisht nga mosha pak mund ti rezistojne dashurise se vertete kur e gjejne ate edhe ne se kjo ndodh vetem per dy ore ne sallen e erret te kinemase...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›