E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi Pritet me ankth votimi i paketes se masave te reja nga parlamenti

Parlamenti grek voton sot per masat e metejshme te rrepta financiare qe ka kerkuar Bashkimi Evropian ne kembim te huase se re te shpetimit.

Kabineti qeveritar grek e miratoi projekt-paketen te premten ne mbremje. Nese miratohet nga parlamenti paketa do te autorizoje kryeministrin Lukas Papadhimos qe te beje shkurtime te metejshme ne buxhet ne menyre qe te siguroje marrjen e huase 172 miliarde dollareshe. Nderkohe banoret I presin me ankth keto masa te reja.      

Besimtaret greke u luten per shpetimin e vendit te tyre te dielen nderkohe qe parlamenti pergatitej per votimin nese do te pranojne apo jo shkurtimet e theksuara ekonomike te kerkuara nga Bashkimi Evropian.

Kisha e Metamorfozes prane Akropolit ishte mbushur me besimtare te shqetesuar mbi te ardhmen e vendit te tyre. Mesha e se dieles sipas riteve te kishes ortodokse greke nuk beri aq shume per te ngritur moralin e disa prej besimtareve qe po largoheshin nga sherbimet. Nje qytetar grek thote

Greqia ka marre fund. Nuk ka me shpresa. Do te shkaterrohemi teresisht nga falimentimi dhe vuajme ne rruge patriotike per rreth 10 vite.

Ne nje fjalim televiziv te shtunen kryeministri Lucas Papadhimas i mbrojti masat shtrenguese te cilat do ti mundesojne vendit marrjen e huase tejet te nevojshme prej mbi 171 miliard dollare dhe ta shpetojne nga falimentimi. 

Nuk di cte them. Njerezit jane te mpire dhe te frikesuar. Vertet nuk e di. Ndoshta kemi nevoje per nje furi shperthyese.

Nderkohe policia kishte perforcuar kordonet perqark ndertesave qeveritare ne kryeqytetit grek. Demostratat e meparshme kane qene te dhunshme nderkohe qe shume greke te zemeruar nga planet per shkurtimin e vendeve te punes dhe reduktimin e pagave per ta shpetuar vendin nga falimentimi u perleshen me policine dhe bene thirrje per doreheqjen e qeverise.

Dyqanet ishin te mbyllura gjithe diten por shume prej tyre kishin mbyllur edhe dyert e hekurta si mase sigurie nga trazirat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›