Udheheqesit greke po bejne thirrje dhe paralajmerime te reja per shkurtime

Udheheqesit greke po bejne thirrje dhe paralajmerime te reja para votimit te rendesishem qe do te percaktoje nese Evropa do ti vije ne ndihme Greqise me nje tjeter pakete te shpetimit financiar.
Ne nje fjalim televiziv mbreme Kryeministri Lukas Papadhimas mbroje vendimin per shkurtimin e mijera vendeve te punes uljen e pages minimale dhe masa te tjera shtrenguese ekonomike qe i duhen vendit per te mare huane e shpetimit prej 172 miliarde dollaresh per te shmangur falimentimin.
Udheheqesi i partise socialiste Pasok Jorgo Papandreu dhe udheheqesi i partise Demokracia e Re Antonis Samaras i bene jehone fjalimit te kryeministrit dhe u bene thirrje ligjvenesve te mbeshtesin shkurtimet e ranundit te fundit duke thene se nuk ka asnje zgjidhje tjeter reale.
Papandreu paralajmeroi se mosmiratimi i masave shtrenguese do te sillte falimentimin e vendit.
Samaras paralajmeroi anetaret e partise se tij se politika e stilit te fushatave nuk do te tolerohet.
Kabineti qeveritar grek miratoi projektligjin e masave shtrenguese te premten dhe paralamenti pitet te votoje sot per te.