Disa kalorës u nisën sot për në Vlorë

Një grup kalorësish, të cilët me veshje kombëtare nisën udhëtimin për në vendin historik, Vlorën e Ismail Qemajlit, nga shtatorja e Isa Boletinit e cila sot u zbulua në Mitrovicë.
Ky udhëtim parashihet të zgjatë disa ditë, ku kalorësit do të rrugëtojnë nëpër shtigjet të cilat i kanë kaluar Isa Boletini me delegatët nga Kosova, para 100 vitesh, me destinacionin e fundit Vlorën më 28 Nëntor./Indeksonline/