Limaj në ora 17:00 paraqitet në EULEX

(E plotësuar) Burimet e Indeksonline kanë deklaruar se sot në orën 17:00, deputeti Fatmir Limaj do të paraqitet vullnetarisht në EULEX.
---
Indeksonlie ka rënë në kontakt me familjarët e deputetit, Fatmir Limaj, të cilët kanë deklaruar se aktualisht Limaj nuk është i arrestuar.
---
Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media.
Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo, familjarët e tij do ta informonin menjëherë.
---
Ndërkohë Policia e EULEX-it ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Një zëdhënës i EULEX-it, i ka konfirmuar KTV-së se policia është në aksion për kapjen e Limajt.
---
Policia e EULEX-it sot ka arrestuar tre te akuzuarit në rastin Kleçka: Nexhmi Krasniqin, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Burimet e Indeksonline brenda EULEX-it kanë deklaruar se të akuzuarit pasi që ishin ftuar për një intervistë në lidhje me rastin “Kleçka”, të njëjtit më pas janë arrestuar.
Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë pasur informacione. “Nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Ndërkohë aksioni i EULEX-it ende është duke vazhduar. Ende nuk dihet nëse është arrestuar edhe deputeti Fatmir Limaj./Indeksonline/