Disa ndërkombëtarë ndihmuan Ramën kundër statusit

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, kryeministri u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar, se opozita t’i hartojë amendamentet e saj dhe t’i dërgojë në Komisionin e Venecias.
Sipas tij, nëse ky Komision jep “ok-në”, mazhoranca do të japë votën e saj pa kushte. “Ne i qëndrojmë plotësisht propozimit se në rast se opozita kërkon që me ekspertët e saj të hartojë të gjitha amendamentet për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it t’i dërgojë ato në Komisionin e Venecias dhe ne do t’i votojmë pa kushte. Në rast se z.Rama, kërkon përgjigjen me shkrim për kërkesat e tij me shkrim, ne jemi të gatshëm të ngremë një tryezë me ekspertë të ODIHR-it. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të kryer në një kohë rekord reformën zgjedhore. Por, z.Rama nuk do, pasi ka qëndrime primitive. Vetëm reforma zgjedhore atij nuk i intereson”, tha Berisha.
Ai foli edhe për kërkesën e dytë të opozitës, atë të ndryshimit të rregullores së Parlament, ku Berisha shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të paraqitur dy përfaqësues për të parë përputhshmërinë me rregulloren e Parlamentit Evropian.
“Ne jemi gati të zgjedhim dy përfaqësues që të shqyrtojnë rregulloren e Parlamentit Evropian. Rregullore Sui Generis nuk mund të ketë. Qëllimi i tij ishte dhe është bllokimi i statusit. Fakti që të gjitha vendet e morën, nuk ka ndonjë opozitë për të bllokuar reformat e integrimit për të ardhur në pushtet. Këtë problem do të mund ta zgjidhin vetëm shqiptarët. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë të gjitha përpjekjet. Jo të gjithë e duan këtë vend, kjo nuk mund të ndodhë. Në procesin e integrimit pati nga ata ndërkombëtarët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Ka patur që donin të ndihmonin Shqipërinë, ka patur dhe përpjekje të atyre që ndihmuan vetëm z. Rama, dhe jo Shqipërinë. Rezultati i këtyre për fat të keq ishte jo ai për të cilin ata punuan. Sepse z Rama nuk pranoi asnjë nga sugjerimet, kurse rezultati i atyre që ndihmuan Ramën me të gjithë përpjekjet ishin dëshpëruese, sepse në fakt në rrafsh partiak ndihmuan Sali Berishën dhe partinë e tij”, shto kryeministri. Kreu i qeverisë ftoi edhe një herë drejtuesin e Partisë Socialiste që të ulet për të kryer reformat brenda kuadrit kushtetues. /S.Ll/Start/
2011-10-17 13:27