E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kërkon pezullimin e Berishës nga Kuvendi

 Kjo parti merr shkasë nga seanca e datës 13 tetor, ku e akuzon Berishën për shkeljen e Rregullores së Kuvendit në pjesën që ka të bëjë me sjelljen e deputetëve të Kuvendit gjatë seancave plenare.

 “Deputeti Sali Berisha është drejtuar me fjalë fyese ndaj deputetëve të opozitës duke mos kursyer as kërcënimet ndaj deputetit Saimir Tahiri të cilit iu drejtua me shprehjen “Do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucën”. Për më tepër, kjo shprehje dhe ky fjalor, është sjellje e përsëritur e të njëjtit deputet, edhe pse nuk është ndëshkuar kurrë siç parashikon Rregullorja e Kuvendit”, thekson Partia Socialiste.

Opozita kërkon mbledhjen e menjëhershme të Byrosë së Kuvendit “për të marrë masën disiplinore të ndalimit 15 ditë të pjesëmarrjes në seance plenare ndaj deputetit Sali Berisha si dhe me sanksionin financiar të mbajtjes së pagës për aq ditë sa zgjat masa disiplinore”. Deputetët firmëtarë janë Ditmir Bushati, Vasilika Hysi, Fatmir Xhafaj, Besnik Baraj, Englantina Gjermeni, Ilir Gjoni, Dashamir Peka, Eduard Shalsi si dhe një deputete tjetër. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-17 15:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›