E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Robbins: Reforma zgjedhore, të adresohen rekomandimet

Sipas tij, në reformën e re duhet të sqarohet hedhja e votës në kutinë e gabuar.

“Raporti përgjithësisht pozitiv i ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 8 Majit është dëshmi e progresit të Shqipërisë, por raporti bën edhe disa vërejtje për këtë proces. Ne inkurajojmë përmbushjen e plotë të rekomandimeve të Raportit të OSBE-së, veçanërisht vërejtjet për Kodin Zgjedhor, me qëllim që të mos adresohet vota e vlefshme në kutinë e gabuar, që të adoptohen procedurat për përfshirjen e votave të tilla në tabelën e rezultateve dhe zhvillimi i procedurave të vazhdojë në rastet e mospërputhjeve, kur numri i votave të hedhura e kapërcen numrin e votave të nënshkruara në listën e votimit", ka deklaruar Robbins.

Sipas tij, partitë politike duhet të heqin dorë nga retorikat ndarëse. “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të shfrytëzojë raportet e saj me Praninë e OSBE për vazhdimin e reformave", shton ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-17 15:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›