Disa nga arsyet pse po u përgjigjem megali-historianëve Milo e Gjeçovi
I lindur ne trevën ku ka lindur dhe Mbreti Zog, me vone dhe perfaqesues ne dy legjislatura i kësaj treve, per te cilen do te krenohem gjate gjithe jetes time, kam qene i rezervuar ne bisedat apo debatet kur behej fjale per mbreterine dhe Mbretin Zog. Kjo jo se nuk kam lexuar nje liber me shume se Historine e Partise Punes Shqiperise, qe eshte padyshim bibla e historianeve te siperpërmendur.
Qe perpara ardhjes te Lekes Pare, Milo perseriti dhe riprodhoi shume saktesisht tezat e Kongresit te Përmetit, te fiksuara me vone ne tekstin e Historise se Partise, ku sigurisht është edhe autor: Satrap, Satrap, tradhtar, shiti Shqipërinë, vodhi floririn e Shqiperise etj. etj. Vetem po te qendrojme te problemi i “grabitjes” te arit, shifra qe pretendohet eshte me pak se nje e dhjeta e arit te harxhuar per kambizem nga Ramiz Alia, beniamin i te cilit ishte edhe Milo. Duke qene dhe se perveçse historian i paarritshem, u be edhe diplomat si vasal i Skender Gjinushit dhe Fatos Nanos, do te supozohej qe te shikoheshin marrëveshjet e Zogut me shtetet e tjerë, ne kornizen e kohes, edhe ne optiken e kohës duke ju shmangur tautologjise qe supozohet qe Milo e njeh.
Duke e patur koleg ne legjislaturen e parafundit duke qene se ka qene dhe paraardhesi im si perfaqesues ne disa zona te Dibres, mora dhe librin me autograf te tij, per diplomacine.
Duke pretenduar se nuk me mungon dhe durimi, e lexova me kujdes. Por përveç mburrjeve per bemat e tij, nuk gjeje asgje qe te klasifikohet diplomatike.
Kur ishte Minister pat deklaruar se kishte arritur te hiqte takimet e Berishes ne axhenden e personaliteteve qe vizitonin Shqiperine. Dhe kishte porositur qe misionet tona te mos prisnin vizitat e personaliteteve te Partise Demokratike. Sigurisht qe do te jete falenderuar dhe shperblyer shume.
Duke qene siç e permenda me pare se kam qene perfaqesues i disa trevave ku profesori ishte me me pare, dhe nuk ishte vetem ne aspektin etik, e kam ftuar ne disa evenimente ne Lure dhe Muhur, per festen e Drinit etj. Por per arsye te ndryshme ka refuzuar.
Perse ju profesor Milo, nuk pyetet perse u vra paria e Dibres ne Bulaç, nje nga fshatrat e Muhurit qe ju ishit deputet. A ka shkele valle kembe gjermani dhe italiani ne ato lartesi?
Jane si jane, ato qe u vrane ishin paria e Dibrës, dhe nuk eshte e nevojshme të shpjegoj etimologjine e fjales Pari.
Perse nuk u interesuat per ta ndriçuar Kuvendin e Lures me pjesmarrjen e Mit’hat Frasherit, apo ngaqe dhe kuptohet shume lehte, qe Lurasit ishin shume zogistë. Duke qene edhe nga treva e Vlores, ju patet rastin me ideal per ta ridimensionuar figuren e Dom Nikolle Kaçorrit. Kam kerkuar ndihme kur ishim ne parlament per nje kerkese time drejtuar Keshillit te Bashkise Vlore, per ta shpalluar Dom Nikolle Kaçorrin qytetar nderi te Vlores, duke ju kerkuar qe do te ishte shume simbolike nje nje delegacion i bashkesie te Vlores ta dorezonte ne Lure kete titull. Pas nje heshtje, per arsye edhe mund te kuptohen, por nuk jane te rendesishme, ju dhe dhe profesor Xhufi, me rekomanduat qe kjo kerkese t’i drejtohet Bashkise se Durresit, mbasi atje ka sherbyer si Ipeshkëv i Dioqezës se Durrësit.
Ju thashe dhe ju shpjegova qe kjo nuk do ta kishte simboliken e asaj qe une kerkoja.
Sinqerisht nuk kam arritur te kuptoje histerine tuaje deri patologjike, ju ndoshta nuk e keni pare veten ne ekran per te diktuar shpërfytyrimin tuaj, gje qe mund ta verifikoni mbasi ruhen kronikat.
I nderuar koleg! Ngarkesa e madhe ideologjike dhe ngarkesa te tjera, jane fajtore qe ju nuk keni arritur - bashke me Xhelal Gjeçovin - te bëheshit historianë.
E kam njohur (nuk jemi njohur) me Xhelalin ne Burrel si punonjes i pershkushtuar i luftes te klasave, ku edhe ne kushtet e asaj kohe, bëheshin gjyqe inkuizicioni ndaj intelektualeve, qe perveç se ishin potenciale intelektuale, dhe kjo nuk ishte faji i tyre, keto ishin intelektual zogiste. Edhe komunistet e Matit nuk ishin te barabarte me te gjithe Shqiperise, pasi ishin komunista por ama “Zogiste”. Jane shume intelektuale te shquar nje pjese e tyre dhe jetojne qe mund te deshmojne per keto gjyqe: Elmaz Kola, Bujar Lika, Shaqir Lika, Hamit Bushi, Xhemal Murati, Aqif Neziri, shume famile intelektualesh te denigruar, Xhetani, Doçi, Gjoçi, Muça, Qerimi, Bozhiqi, Selmani, Kasemi, etj etj.
Ju shoku Xhelar ndikuat qe te mos pranohej varianti i Historise te Matit, i shkruar nnga Apostol Kotani. Ky i fundit ka qene i nomenklaturës te kohes, por jo “lahexhi” siç ishit ju.
Ju erdhi peshtire ta pertypni konkluzionin e tij se ne Mat nga formacionet partizane jane vetem hedhur disa gure ne rruge ne Vig, se ne kryengritjen popullore te Matit, ndikimi i Partise Komuniste ishte i paperfillshem. Ju me siguri i keni dokumentet e Mbledhjes te Beratit, ku babaj juaj shpirteror thote se Mati nuk lidhet aspak me Levizjen nacional-shqiptare.
Perse nuk u shprehet ndaj raprezaljes se Martaneshit ku u vrane 22 djem nga inkursioni i Brigades se pare ne Mbrojtje te Shtabit te Pergjitshem, ku ju nuk do te gjeni asnje dokument qe verteton per pranine e Shtabit te pergjithshem ne Martanesh, qofte edhe per nje dite. Martaneshi qe une kam patur patur fatin ta perfaqesoj dhe te njihem me historine shume unikale te kesaj treve, edhe ne sajë te indoktrinimit te patriarkut dhe patriotit te madh, Baba Faja Martaneshi, nuk kurseu asgjë per kete luftë: buke misri hoqën nga goja e femijëve, opinga me gjalme dhe djelmerine me te mire ja dhane kesaj lufte.
Shtrohet pyetja si justifikohet ky gjenocid?
Kuptohet qe ju nuk mund t’i evidentonit dhe t’i pershkruanit mbasi ishit te ngarkuar t’u jepni rekomandimet prindërve per te fejuar vajzen apo djalin me kete apo ate me njolla apo pa njolla. Si perfaqesues kam respektuar dhe nderuar te ngjitha ngjarjet qe lidhen me luften nacional Çlirimtare, mbasi te gjithe pjesmarresit ju pergjigjen thirrjes te ndergjegjes se tyre kombetare, pa e dijtur se “ç’dimer vjen prapa”.
Kuptohet se keto qe thashe nuk mund ti merrnit persiper. Dhe gjetet rastin t’i kompensonit me anatemimin e Zogut. Qofshi ju qe jeni!
Mati u ka dhenë buke edhe udhetareve dhe nëpunësve, edhe persekutoreve te çdo kohe, asnjehere nuk ju u ka permendur buken, edhe atyre qe e kishin haram, por buka te zë.
Jane me qindra e qe kane vlerësuar kete bujari ne kushtet e skamjes, por tani vetem pershprisnin ne kafet e Tiranes duke sajuar situata qe nuk kane ndodhur por duke treguar sakrificen e tyre.
Ky shkrim mund te mos ishte i nevojshem, mbasi ardhja e eshtrave ne te lartmadherise beri qe te rritet temperatura, krenaria kombetare. Ne te gjitha trevat ku jetojne shqiptaret
Njihet nga te gjithe se zvarraniket helmues, gjallesa ( qe i ka dhene zoti) jo me gjak te ngrohte dalin kur atehere kur duhet te dalin. Ketij diversiteti nuk ke çfare i ben.
Ne perfundim per te dy, ne vend te nje kartoline, nje ekstrakt nga nje shkrim i Faik Konices (njihet nga të gjithe pozicionimi i tij nga Zogut, I.Xh), te botuara ne gazeten “Dielli” te Bostonit, 6 dhe 15 Maj 1926: “....Dy udhe ishin hapur per ne: vazhdimi i perkrahjes se maskarallekut gjer sa te behej gjak dhe te prishej Shqiperia, - ose te kethyerit ne politiken e pare te Vatres, e cila ka qene te venit perpara te Zogut si kryetari i duhur i Shqiperise. Zume udhen e dyte. Le ta shkurtojme tani ne tre fjale ate qe thame: 1) Fan Noli, une, me Vatren edhe me shoket, qe me 1914 gjere me 1922, kush me shume dhe kush me pak, kemi mprojtur mendimin se Shqiperia, qe te shtrohet, qe te stabilizohet, e te hyj ne udhen e Reformave te qytetërimit, ka nevoje per nje dore te hekurt dhe si ajo dore eshte Ahmet Zogu. 2) Fan Noli nen influencen e Gurakuqit, dhe me vone nen influencen e frymes bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqiperia mund te qëndroj ne kembe pa Zogun dhe kunder Zogut. Ngjarjet i dhane pergenjeshtrimin me te plote, dhe Shqiperia u shpu nje qime afer varrit. 3) Une me shumicen e shokeve u kethyhem ahere (ndonese me çape te ngadalshme se na vinte keq te çkeputeshim fare nga Fan Noli), te programi i vjeter i permbledhur me siper nen numurin 1, kurse Fan Noli u fut thelle dhe me thelle ne rebelione kundra shtetit e ne intriga revolucionare (Gazeta “Dielli”, 6 dhe 15 maj, 1926)