“Rama, pengmarrës i integrimit të Shqipërinë në BE”

Flet deputeti Kastriot Islami
Deputeti Kastriot Islami ka bërë përgjegjës kreun e Partisë Socialiste për ngecjen e procesit të integrimit duke e quajtur pengmarrës të marrjes së statusit të vendit kandidat. “Komisioni Europian ka përcaktuar shumë qartë dhe në mënyrë eksplicite vetëm tre ligjet si detyrë për plotësuar dhe mundësuar marrjen e statusit të vendit kandidat. Dhe çështja e qarkut të Fierit është shumë e gabuar pa asnjë lidhje me integrimit dhe është kusht i vendosur nga Edi Rama. Mendoj së është një qasje e gabuar në këtë rrugë dhe nuk ka asnjë mundësi për të arritur një kompromis, dhe përgjegjësia kryesore i mbetet zotit Rama për faktin që me rastin e Fierit ai kushtëzon bashkimin Europian”, deklaroi ish-deputeti Socialist Kastriot Islami.
Në një prononcim për mediat deputeti Kastriot Islami theksoi se ndërkombëtarët nuk e kuptojnë kushtin e Edi Ramës. “Asnjë faktor i rëndësishëm ndërkombëtar nuk e mirëkupton lidhjen e çështjes së qarkut të Fierit me tre ligjet e integrimit që çojnë në marrjen e statusit të vendit kandidat”, theksoi Islami.
Sipas deputetit Kastriot Islami, “Rama gjithmonë ka marrë peng integrimit për të zgjidhur probleme të tjera, që mund të jenë shumë të rëndësishme për PS”.