E Diel, 1 Nëntor 2026

"Disa pyetje për situatën në mjekësinë shqiptare"

Problemi i mjekësisë në vendin tonë nuk mund të diskutohet me një fjali: Mjekët duan para.

Mjekësia, si gjithë fushat e tjera duhet parë në kompleks. Le të trajtojmë disa pika bazë:

1. Kush nga partitë politike ka një program dhe strategji të qartë për zhvillimin e mjekësisë në Shqipëri?

Përgjigja është e menjëhershme - ASNJË.

2. Cila është cilësia e mjekëve që mbarojnë Universitetin në Shqipëri?

Përgjigja është e menjëhershme - MIZERABËL.

3. A ka ndonjë organizatë që mbron të drejtat e qytetarëve përballë evolucionit galopant të korrupsionit te bluzat e bardha? - AS QË BEHET FJALË!

4. Po ndonjë shoqatë mjekësh (them shoqatë e vërtetë) që të mbrojë interesat e mjekëve përballë qeverisë dhe përballë pacientëve, por dhe të stimulojë rritjen profesionale të mjekëve? - ME SIGURI JO.

Mund të vazhdoj gjithë ditën e gjithë natën me pyetje e përgjigje të tilla, po nuk ja vlen. Çdo gjë shkon gjithmonë e më keq...

Në fund, do të shtoja dhe një fakt: Me keqardhje shikoj një lloj denigrimi të punës së atyre qindra mjekëve, të cilët me të vërtetë e kanë pasion profesionin dhe punojnë me përkushtim profesional. Pra, sugjeroj që në media të shkruhet edhe për ata që shpëtojnë jetë njerëzish e jo vetëm për ata që marrin jetë njerëzish.

Zoti na ndihmoftë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›