E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa studentë ishin kundër bashkimit me PD, Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi

31 Tetor 2026 | 14:43

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me kundërshtimin e disa studentëve që PD dhe mbështetësit e saj të bashkohen në protestë para Ministrisë së Arsimit. Ai u shpreh se opozita nuk do të largohet nga sheshi pavarësisht çdo situate.

 “Këtu duket qartë gjithçka, kështu që ju bëni çfarë të doni, një gjë duhet ta keni të qartë, këtu PD-në dhe opozitën nuk e shkul dot askush nga sheshi.

Kaq, ky është mesazhi. Ata qorristat do ta marrin përgjigjen një për një”, tha ai.

Disa studentë kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke deklaruar se nuk janë dakord që mbështetësit dhe strukturat e opozitës t’i bashkohen protestës së tyre. Të rinjtë janë dëgjuar të thërrasin në kor: “Opozita jemi ne!”, duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet studentore dhe e pavarur nga partitë politike.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

Tensione para Ministrisë së Arsimit, disa studentë nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne

Tensione para Ministrisë së Arsimit, disa studentë nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne

Nga Kryeministria drejt Ministrisë Arsimit, protestuesit dhe deputetët e PD marshim për t’iu bashkuar studentëve

Nga Kryeministria drejt Ministrisë Arsimit, protestuesit dhe deputetët e PD marshim për t’iu bashkuar studentëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›