PD protestë kombëtare në mbështetje të studentëve, tubim para Kryeministrisë - ATSH -
TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Partia Demokratike ka thirrur mesditën e stome protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore.
Deputetë të Partisë Demokratike dolën nga selia blu dhe marshuan drejt bulevardit për t’iu drejtuar kryeministrisë në shenjë mbështetjeje të studentëve.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të jetë në mbështetje të plotë të studentëve.
Deputetë të PD-së raportohet se kanë debatuar me policinë në bulevard, pasi sipas tyre, qytetarët nuk po lejoheshin të bashkoheshin me protestën.
Deputeti Belind Këlliçi tha për mediet se këto janë shenja paniku duke iu referuar, sipas tij, pengimit të pedagogëve në bulevard.
Në një prononcim për mediet, deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se “sot ka vetëm një mesazh, Edi Rama largohu, nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh dhe ne si demokratë e përcjellim sot këtu, studentët që janë atje.
Ka vetëm një mesazh: Edi Rama largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë”.
“Kërkesat e studentëve duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet. PD ka qenë dhe është dhe do të vazhdojë t’i mbështesë kërkesat e studentëve dhe studentët në protestën e tyre. Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën, tashmë protesta do të vijojë tek studentët atje tek sheshi ku ata nisën betejën”, tha Noka.
Aktualisht mbështetësit e PD-së dhe deputetë po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, për t’iu bashkuar studentëve.
/vijon/
/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
