Disa vende te BE-se vendosin masa ndalimi ne tregun e aksioneve

Franca Italia Spanja dhe Belgjika vendosin masa kufizuese per nje kategori te caktuar transaksionesh ne burse.
Njoftimin e beri te ejten agjencia qe mbikqyr tregjet e aksioneve te Bashkimit Evropian pas dy dite luhatjesh te medha te bursave.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere. Zyrtaret paralajmeruan gjithashtu shkembyesit e aksioneve ne burse qe te mos perhapin njoftime spekulative me synim per te fituar nga shitblerjet e aksioneve.
Kufizimet kane te bejne me bastet qe vene shkembyesit ne burse mbi ngritjen apo uljen e vleres se aksioneve te nje firme te caktuar. Kritiket thone se kjo kategori transaksionesh eshte nje nga arsyet e luhatjeve te medha qe kane perfshire tregjet.
Te marten e ardhshme presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takohen ne Paris per te diskutuar mbi disa propozime per forcimin e strukturave financiare ne 17 vendet e eurozones. Dy udheheqesiut synojne te dalin me nje propozim per te te stabilizuar tregjet financiare te Evropes.