E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen me burg personat e dhunshëm në Britaninë e Madhe

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 15:45

Pas katër netëve të trazirave të dhunshme, në Britaninë e Madhe u dënuan të rinjtë e parë huliganë.

Dy burra duhet të qëndrojnë në burg dhjetë përkatësisht 16 javë për shkak të pjesëmarrjes së tyre në trazirat në Mançester. Aktualisht janë rreth 1200 njerëz të arrestuar, 850 nga ata në Londër për shkak të lidhjeve të tyre më trazirat e zhvilluara. 251 persona janë të akuzuar.

Në natën e së mërkurës në Londër, Mançester dhe Birmingham situata duket më e qetë. Në Birmingham kryeministri David Cameron i shprehu ngushëllimet e tij të afërmëve të tre viktimave dhe foli për një goditje të ashpër të policisë.

Aty kishin vdekur tre emigrantë të cilët ishin shtypur nga një makinë. Burrat kishin kërkuar një dyqan për tu mbrojtur nga grabitësit.

Këtë të enjte parlamenti në Londër do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme për këto zhvillime të ditëve të fundit. /dw/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›