Maqedonasi tentoi të dhunojë piktoren gjermane

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 16:30
Policia ka ndaluar një 52 vjeçar maqedonas nga Strumica, i cili mbrëmë tentoi që të dhunojë një piktore gjermane, e cila ishte pjesëmarrëse e një kolonie arti në këtë qytet.
Sipas versionit zyrtar, derisa piktorja gjermane M.D, 28 vjeç po pikturonte jashtë ambienteve të kolonisë, ajo është vizituar nga dhunuesi 52 vjeçar, i cili fillimisht ka nisur ta përkledhë gjermanen.
Në një moment, piktorja gjermane ka bërë rezistencë, mirëpo 53 vjeçari me dhunë e ka rrëzuar për tokë dhe duke e prekur në trup. Piktorja gjermane ka arritur që ta godas dhunuesin dhe duke lajmëruar menjëherë rastin e dhunës së ushtruar ndaj saj. Policia e Strumicës ka ndaluar dhunuesin dhe se ndaj tij është ngritur kallëzim penal për dhunim seksual. (INA)