Disfata e Partisë Demokratike, Berisha humbet edhe në qendrën ku votoi
Tiranë- Procesi i numërimit të votave ka shkuar në shkallën 99% dhe shumë shpejt pritet rezultati përfundimtar, ku e majta dominon në të gjithë vendin.
Sipas rezultateve, Koalicioni për Shqipërinë Europiane ka marrë 84 mandate, ndërsa Koalicioni për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka marrë 56 mandate. Ajo që ra në sy ishte thyerja e të gjitha bastioneve të PD-së, madje e majta fitoi edhe Shkodrën.
Por një detaj interesant është që kryeministri ka humbur edhe në lagjen e tij, pasi në qendrën ku ai ka votuar e majta ka marrë më shumë vota, por edhe PS-ja ka marrë më shumë se PD-ja.
Sipas të dhënave të KQZ-së në qendrën e votimit nr. 1728 të njësisë bashkiake nr. 2, aty ku dhe voton kryeministri Partia Socialiste ka marrë 136 vota, ose rreth 43.17 %, PD-ja 123 vota, ose 39.05% dhe LSI-ja 20 vota ose 6.35%.