Certifikimi nga kolegji zgjedhor. Gjiknuri: Ska asnjë dilemë, KQZ-ja, kalkulimin
—-Nga Muhamed Veliu TCH—-
Tiranë- Tashme rezultati i zgjedhjeve eshte i paster dhe partite duket se nuk do te shpenzojne kohe me ankimime per kuti te vecanta. Por nje KQZ e paplotesuar nuk mund ta beje certifikimin pasi duhen 5 anetare dhe ne keto kushte Damian Gjiknuri në një intervistë për Top-Channel thot렠se do ti drejtohen kolegjit zgjedhor ashtu sic u veprua edhe ne zgjedhjet vendore te viti 2011.
A është në rrezik certifikimi rezultatit të zgjedhjeve?
Nuk është në rrezik për shkak të thellësisë së fitrores së këtik koalicioni. Certifikimi është bërë nga populli,mandatet tashmë dihen. KQZ-s i mbetet të bëjë vetëm aritmetikën e thjeshtë.
Kush do ta certifiojë rezultatin në një kohë kur kodi zgjedhor kërkonë që kjo procedurë të kryhet me votat e 5 antarëve të KQZ ndërkohë që organi më i lartë zgjedhor në vend ka vetëm 4 antarë?
Pesë antarët e KQZ-s duhen për shpërndarjen e mandateve. Kjo dfo të thotë shpërndarje të mandateve në bazë të cdo qarku. Tabulimin do ta bëjë KQZ-ja. meqënëse nuk kanë 5 antarë do të ndjekin praktikën që është ndjekur në 2011 kur mandatet e këshillit bashkiak i shpërndrau gjykata, në këtë rast kolegji zgjedhor.
A parashikoni kthimin e njërit prej antarëve të dorëhequr në KQZ në mënyrë për ta përshpejtuar këtë proces?
Nëse kjo do të ndodhte do ta paraqesë të gjithë këtë që ka ndodhur me KQZ-n, atë akt të paligjshëm që bëri kuvendi dhe reagimin e antarëve si thjesht një taktikë politike. PS ka një qëndrim parimor i cili është shumë i qartë. KQZ-ja u sulmua ilegalisht, u uzurpua në mënyrë të paligjëshme dhe i takon kuvëndit të ri ti japë përgjigjen për zgjidhjen ligjore të këtij problemi. Ne nuk do të bëhemi pjesë e taktikave politike dhe nuk mund të bëjmë thjesht një lëvizje për shkak se rezultati paska dal렠thellësisht në favor të opzitës.
Për ato KZAZ ku janë vërejtur problem a do të ndërmerrni ankimime?
Ne jemi duke grumbulluar informacionin dhe dokumantacionin nga të gjitha zonat në mënyrë që të gjykojmë se si është situata me rregullsinë e procesit zgjedhor dhe cfarë lëvizjesh të mëtejshme nga pikpamja e procedurave ligjore do të bëjmë.