E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajti nis rrëfimet, fton familjen Duçokallri: Ejani të mësoni kush ua vrau djalin

dritan-dajtiTiranë- Duket se Dritan Dajti po bëhet gati të flasë për ngjarjen e 7 gushtit 2009, pasi në seancën e radhës ai ftoi familjen e oficerit të njësise speciale Saimir Duçkollari që të vijë në proces të mësojë të vërteten se kush ua vrau djalin.

Një deklaratë kjo që u pa në sallë si një sinjal se Dajti është i vendosur të thyejë heshtjen duke nënkuptuar se nuk është ai njeriu që vrau oficerin Duçkollari.

Duke vijuar me batuta që tashmë po kthehen në normale ne procesin ndaj tij, Dajti kerkoi doreheqjen e trupes gjyqesore qe e ka nen gjykim pasi sipas tij ata kane kerkuar mbrojtje prej tij e ne kete pike jane ne konflikt interesi per te shqyrtuar ceshtjen e tij. Por ndersa Gjykata replikoi duke saktesuar se doreheqja nga gjykimi varet nga vullneti i gjyqtareve, Dajti u pergjigj serish me nje kercenim te nenkuptuar.

“Uroj -tha Dajti- qe ky proces te shkoje mire e te jete korrekt per me teper kur Drejtori i Mbrojtjes se deshmitareve eshte Arjan Muca, deshmitar ne këtë proces i cili drejtonte operacionin dhe kishte pergjegjesi per jeten e agjenteve. Uroj te mos ndodhe e njejta gje”.

Nderkohe qe per shkak te paralajmerimit te nje seance me pare kur Dajti njoftoi se do hapte ‘Kutine e Pandores’ duke dhene sinjalin se do tregonte disa te verteta, prokurori e pyeti te pandehurin “po Kutia e Pandores?” .I pandehuri iu pergjigj menjehere duke i thene se tashme publiku e ka mendjen tek kutite e zgjedhjeve dhe se ne seancen tjeter ftoj familjen Duçkollari t’ua tregoj kush ua vrau djalin”

/Top Channel/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›