Berisha: Shqipëria si Norvegjia

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për tu bërë vend i zhvilluar.
Ai tha se potencialet e saj, sidomos ato energjetike, janë të jashtëzakonshme.
“Ky vend, më madhori në Evropë, është i bekuar, sepse është një nga vendet më të pasura me ujëra në rajon, është një Norvegji e vogël në Ballkan dhe me këto financime të institucioneve financiare të Republikës Federale Gjermane, ne po ndërtojmë një rrjet në mbarë vendin, po krijojmë lidhjet e reja të fuqishme rajonale, kjo është lidhja me Malin e Zi. Së shpejti do të fillojë punimet për vijën me Kosovën, Tiranë-Prishtinë dhe më pas Tiranë-Shkup. Unaza e jugut dhe disa rindërtime të tjera për rrjetin energjetike, e bëjnë Shqipërinë me një sistem energjetike, për të mbështetur plotësisht rritjen dhe zhvillimin e shpejtë , por janë dhe një bazë e shkëlqyer për realizmin e një projekti të veçantë. Shqipëria superfuqi e vogël energjetike në Rajon”, është shprehur Berisha.