Disidenti kubanez merr cmimin Sakharov

Parlamenti Evropian i ka dhene cmimin Sakharov per te drejtat e njeriut disidentit kubanez Guillermo Farinas.
Ne korrik 48 vjecari Farinas i dha fund nje greve urie pasi qeveria e vendit te tij vendosi lirimin e 52 te burgosurve politike.
Gjate fushates se tij per te drejtat e njeriut Farinas ka mbajtur mbi 20 greva urie dhe ka kaluar mbi 11 vjet ne burg.
Nje aktivist izraelit per te drejtat e njeriut dhe nje aktivist opozitar nga Etiopia u emeruan gjithashtu per cmimin ne fjale.
Zoti Farinas psikolog gazetar dhe ish-ushtarak ka qene disa here prane vdekjes gjate greves se urise qe ka mbajtur kete vit.