Disiplina, Skënderbeu fiton me Vllazninë

www.albania-sport.com - Komisoni i Disiplinës i dha fitoren në tavolinë Skënderbeut me Vllazninë, edhe pse ndeshja “origjinale” kishte përfunduar me rezultatin 3-2 për shkodranët.
Gjithçka erdhi pas një gabimi të zëvendëstrajnerit të Vllaznisë, Esat Rakiqi, ky i fundit kishte shënuar në protokollin e ndeshjes emrin e Nikës, në vend të Sukajt.
Kjo është hera e dytë që jepet një rezultat në tavolinë gjatë këtij sezoni. Hera e parë ka të bëjë me ndeshjen Flamurtari-Kastrioti (rezultati origjinal 1-1), por pas braktisjes së fushës nga ana e ekipit krutan në minutën e 89-të, Komisioni i Disiplinës i dha fitoren 2-0 në tavolinë Flamurtarit, ndërkohë që i zbriti edhe 3 pikë Kastriotiti.
Me renditjen e re, Vllaznia ka 39 pikë (vendi i shtatë) dhe Skënderbeu ka 36 pikë (vendi i tetë).
Sot luhen ndeshjet e javës së 29-të me këtë kalendar:
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29, 21.04.2010, 14:00
Dinamo-Teuta
Besa-Shkumbini
Tirana-Laçi
Skënderbeu-Apolonia
Kastrioti-Vllaznia
Gramozi-Flamurtari
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili