E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: Krenar për skuadrën dhe Mourinho

www.albania-sport.com - Është “krenar për këtë skuadër” dhe i “lumtur për publikun”. Kjo është ajo që deklaroi në të “nxehtë” presidenti i Inter, Massimo Moratti pas fitores madhështore 3-1 të zikaltëve ndaj Barcelonës. “Jam krenar për këtë trajner, kaq të zotin dhe profesionist, - tha Moratti, - dhe jam krenar edhe për lojtarët. Publiku ishte i jashtëzakonshëm pasi e mbështeti gjithmonë skuadrën, dhe në fakt ia vlente mundimi, pasi ishte fantastike, konkrete, vazhdoi, dhe tregoi krenari dhe kurajë. Mund të bënim edhe më shumë gola”.

KËNAQËSI- Numri një zikaltër nënvizoi shpirtin e madh të skuadrës që ia doli të përmbyste nëj situatë të rrezikshme pasa dizvanatazhit në fillim të ndeshjes. “Goli i Barçës mund tu jepte goditjen e fundit shpresave tona. Përkundrazi , -shtoi Moratti, - ndodhi saktësisht e kundërta. Kritikët thoshin se blaugranasit ishte shumë në formë, por tani kemi mundësi reale për të shkuar në finale”.

MOURINHO – Në mbrëmjen e festës se Inter, Moratti hoqi disa guralacë nga këpucët: “në jetë asgjë nuk është e siguruar qysh në nisje, - tha Moratti, - edhe pse në fakt një herë ishte një grup që tentonte se e kishte siguruar rezultatin qysh në ndeshjen e parë por më duket se nuk e përfundoi mirë”. Elozhet përfundimtare nuk mund të mos ishin veçse për Mourinho: “Shihet mentaliteti i tij në lojën e skuadrës, - tha Moratti, - për të sukseset duhet të fitohen. Shpresojmë që Inter të mbajë të njëjtën qëndrim edhe në Barcelonë”.

KAMPIONATI – Një Inter që shkon përpara në Champions nuk do të thotë se nuk mendon për kampionatin: “Djemtë, - shpjegoi Moratti, - mendojnë se është e nevojshme të fitojnë edhe kampionatin. Qartësisht kjo varet nga Roma, por të fitosh titullin do të ishte nëj gjë e bukur për tu arritur”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›