E Hënë, 2 Nëntor 2026

Disiplina dënon dy tifozë

“U ndalohet hyrja në stadium për një periudhë të pakufizuar kohe”. Është ky vendimi më i fundit i marrë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e  “Abissnet Superiore”  mes Egnatias dhe Partizanit të zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”.

Ndërkohë nuk kanë munguar dënimet dhe pezullimet në kategoritë më të ulëta për sjellje josportive.

VENDIMET:

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Egnatia – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.04.2025 ora 19:00 në stadiumin Arena Egnatia, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
  • Redon Kujtim Dine
  • Joneld Dionis Jeshili
  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
  1. Lojtari i FK Sopoti, Arnold Reshka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i FK Butrinti, Onuh Chinonso Darlington, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i KF Butrinti, Ayala Valdivieso Jesus David,për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF Iliria, Redon Cani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i KF Turbina, Gentian Gjoka,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  6. KF Erzeni U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Lushnja U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  7. Flamurtari FC U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër FK Shkodra U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  8. Lojtari i KF Vora U-15, Rei Stafuka, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. AP Dinamo C U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-9, Zona Rajonale Tiranë, kundër Pasioni U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. AP Dinamo Junior B U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Triumph B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  11. AP Dinamo Junior D U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kampionët U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  12. TR 19 Akademi U-7, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-7, Zona Rajonale Tiranë, kundër AP Dinamo A U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. TR 19 Akademi A U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana United A U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  14. TR 19 Akademi U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Tiranë, kundër Football Republic U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  15. Lojtari i AF Dajti U-14, Enio Doga, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia U-17, Rubin Ukshini, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tomori, Hersi Shabanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tomori, Krios Daullxhiu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  19. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Andri Gjoka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Marko Vanbasten Cema, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Orsi Ageja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›