Disiplina injoron Partizanin, denohet fusha e Lushnjes dhe e Memaliajit
Komisioni i Disiplines, i mbledhur dje per te vendosur mbi parregullsite e ndeshjeve te javes se fundit, mori masa konkrete ndaj klubeve te Memaliajit dhe te Lushnjes. Bie ne sy fakti se nuk eshte marre parasysh kerkesa e stafit drejtues te ekipit te Partizanit, per te fituar ndeshjen e fundit me Memaliajin ne tavoline. Te kuqte qe konkurrojne kete vit ne Kategorine e Pare, barazuan me ekipin e Memaliajit 1-1, nje ndeshje te cilen duhet qe ta fitonin per te realizuar objektivin, ngjitjen ne Superiore. Por sipas tyre, vendasit kane ushtruar dhune dhe nuk e kane lejuar ekipin e Partizanit, qe te fitonte ne fund te ketij takimi. Partizani kerkoi pas ndeshjes tre pike ne tavoline, duke paraqitur edhe ankesen per presionin dhe dhunen qe ishte ushtruar ne kete ndeshje. Por, Disiplina ka vleresuar se rezultati nuk eshte cenuar dhe per parregullsite e konstatuara ka marre disa masa ndaj ekipit te Memaliajit. Edhe ndeshja Lushnja-Bylis ka pasur parregullsi, ku vendasit jane penalizuar dy ndeshje.
Vendimet e Disiplines:
1. Klubi i Lushnjes, per hedhje te sendeve te forta ne fushe, me pasoje
per shendetin e lojtarit kundershtar, denohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe me 100.000 leke gjobe.
2. Lojtari i Lushnjes, Dorian Bubeqi, per gjeste provokuese ndaj nje asistenti te ndeshjes, denohet me dy ndeshje pezullim dhe me 30.000 leke gjobe.
3. Trajneri i Bylisit, Ilir Spahiu dhe trajneri i Lushnjes, Artan Bano, per protesta e
gjeste provokuese, respektivisht ndaj zyrtareve te FSHF dhe arbitrit, denohet secili me nga 50.000 leke gjobe.
4. Klubi Memaliaj per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes e goditje te pjesetarit te stafit te ekipit kundershtar nga tifozet, pas perfundimit te ndeshjes, denohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe me 100.000 leke gjobe.
5. Lojtari i Domosdoves, Besmir Asamema, per ofendim te arbitrit denohet me dy ndeshje pezullim dhe me 10.000 leke gjobe.