E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimet, kaos ne sekretarite e fakulteteve

Fakultetet te cilat deri me tani kane kuota te paplotesuara por njekohesisht kane kerkuar te kene edhe kuota per studimet e pjesshme, gjate dites se djeshme kane qene ne nje kaos te vertete. Sekretarite e ketyre fakulteteve kane qene te tejmbushura dje, gjate dites se pare te regjistrimeve nderkohe qe vete kandidatet, nuk kane qene te udhezuar se ku duhet te drejtoheshin per te bere regjistrimin. "Ende nuk eshte percaktuar se ku do te regjistrohemi,, sepse jane edhe ata qe do te kandidojne per kohe te pjesshme. Jemi ne pritje deri sa te percaktohen vendet e regjistrimit", ka pohuar Aida Hoxha, studente e Fakultetit te Gjuheve te Huaja. E njejta situate ka qene ne te gjitha ato fakultete, te cilat do te pranojne studente me kohe te pjesshme dhe aty ku ka ende vende te mbetura bosh. Per sa i perket regjistrimeve per vendet e mbetura bosh, ato do te jene nga data 2 deri ne 5 dhjetor nga ora 8.00 deri ne oren 16.00. Kurse aplikimi i kandidateve ne programet e studimit me kohe te pjesshme dhe edukimin ne distance, te zhvillohet nga data 2.12.2009 deri ne daten 8.12.2009, prej ores 8.00 deri ne oren 16.00, prane sekretarive mesimore te njesive kryesore te Institucioneve publike te Arsimit te Larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›