Disiplina ka nevojë për shembuj, jo për sjellje brutale"
Asnjë punonjës i çfarëdo institucioni, ndërmarrjeje shtetërore apo private qoftë, nuk duhet të mendoje se urdhrat për zbatimin rigoroz të orarit të punes për të cilen paguhet janë gjera të çuditshme apo që na kujtojne kete apo ate kohe. Të gjithe dhe kudo duhet ta kene të fiksuar mire në mendje se paguhen për oret që kanë punuar; dhe nese e kanë bere mire apo keq punen e tyre, janë ligjet dhe rezultatet që e deshmojne kete. Ne duhet të mesojme se pijet dhe kafenete apo sorollatjet gjate orarit të punes janë një dukuri teper negative dhe që e bejne vetem njerez që nuk pajtohen me punen e ndershme. Ne radhe të pare, njerezit punen që bejne duhet ta bejne ate me pasion dhe duhet ta duan profesionin e tyre. Në rast të kundërt, ata janë thjesht njerez që punojne për të jetuar dhe duan ta shtyjne deri ku t'u dale. Punonjesit shteterore të paret duhet të respektojne ligjin dhe ata duhet të jene shembull i një disipline të përkryer, nga ku të mesoje e gjithe shoqeria. Drejtuesit apo siç rendom thirren shefat duhet të manifestojne vete shembull në zbatimin rigoroz të punes dhe jo të jene brutalë të pakuptimte, thjeshte për faktin se janë ata që urdherojne. Urdherat duhet të jene barabar për të gjithe dhe mjafton edhe një kafe gjate orarit të punes, që të perjashtoje nga puna si njeri i pamotivuar në pune.