E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata që besojnë të ligji, duhet ta radhisin veten bashkë

Një nga instrumentet që mund të perballojë me sukses luftën antikorrupsion është shteti i cili duhet të marrë përsipër dhe të zbatojë me sukses një sërë reformash. Por duke qenë se në një shoqëri demokratike ky i fundit nuk mund të veprojë me kompetenca të plota, por varet nga pushteti legjislativ, atëherë lind nevoja e krijimit të ligjeve dhe ndryshimeve në Kushtetutë. Në fakt, rruga duket disi e gjatë por s'është aspak e tillë duke pasur parasysh ligje me rëndësi më të vogël që kanë kaluar në Parlament, sidomos kohët e fundit.
Termi korrupsion, sipas shpjegimit politik, domethënë kompromentim i moralit të dikujt për të arritur rezultate të caktuara në dobi të një individi apo një grupi njerëzish. Korrupsioni nuk ka të bëjë aspak me sherbime të barabarta dhe zbatim të barabartë të rregullave, por me përfshirjen e personave të veçantë në perfitime të pakontrolluara. Mendoj se të gjithë ata të cilët besojnë se ligji dhe barazia duhet të triumfojnë mbi interesat vetjake të një apo disa personave, duhet ta radhisin veten në organizma që nxisin luftën antikorrupsion, të denoncojnë raste të faktuara të tij në media apo organet kompetente, si dhe të bëhen pjesë e fushatave sensibilizuese qytetare pasi këto janë të vetmet mjete jo-qeveritare që mund të shfrytëzojmë për të bëre diçka të mirë në dobi të vetes tonë, komunitetit dhe mbarë kombit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›