Kur nuk vepron drejt Drejtësia, do të veprojë Kanuni
Vrasja e nënë e bir, është e tmerrshme. Sikur gjykata do ta kryente punen ashtu siç duhet sigurisht se nuk do të vinte deri te kjo vrasje. Nuk ka askund në bote vend ku vepra penale me dashje "vrasje e mbetur në tentativë" të denohet vetem me të holla. Edhe vrasja për vetëmbrojtje nuk kualifikohet kaq lehtë. Nuk e njoh ligjin penal të Shqiperise, por ligji penal i Kosoves parasheh për kete veper penale denim prej 3 deri në 15 vjet burg. Nëse personi ka mbetur me të meta fizike behet edhe demshperblimi. Vetem armembajtja pa leje mund të denohet me të holla, por plagosja kurrsesi. Dhe çka ndodh? Nese nuk e kryen gjykata punen e vet, atëhere e kryen Kanuni i Leke Dukagjinit, i cili fatkeqesisht e kam vërejtë se në Shqipëri është i pamëshirshëm.