Disiplina kryqezon Policanin
Policani eshte ndeshkuar, pas masave me te fundit te Komisionit te Disiplines ne FSHF. Nje jave me pare Disiplina, perjashtoi per dy vjet nga aktiviteti, pas dhunes se ushtruar ndaj gjyqtareve, klubet e Terbunit dhe te Butrintit. Kete radhe ne qender te problemeve ka qene ekipi i Policanit. Klubi i Policanit, per hedhje te sendeve te forta, si pasoje e demtimit te lojtarit kundershtar denohet qe te luaje tre ndeshjet e radhes, ne fushe asnjanese dhe gjobitet me 100.000 leke. Futbollisti i Policanit, Denis Baxhaku pezullohet tre vjet, sepse ka goditur qellimisht kundershtarin. Policani e humbet ndeshjen ne tavoline 2-0. Denohet gjithashtu me pese ndeshje edhe lojtari, Besmir Kanani i Kelcyres, pasi goditi me shkelm kundershtarin.