E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani pas kupes, harron trofete

Tirana i dha nje leksion te mire Elbasanit. Bardheblute fituan paster, 2-0 dhe siguruan nje bilete per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Tirana e nisi mjaft mire ndeshjen dhe shenoi shume shpejt me ane te Patushit. Perpjekjet e Elbasanit, per te barazuar rezultatin deshtuan, pas pesimit te golit te dyte, me autor Daniel Xhafajn. Trajneri Agustin Kola, nuk mund te fshihte dot gezimin pas ketij suksesi, por theksoi se akoma eshte heret per te pretenduar trofete. I deshperuar pas betejes se humbur, Faruk Sejdini ne fund pranoi se Tirana, kishte nje ekip me te forte dhe se kualifikimi dihej se do te ishte shume i veshtire. Elbasani, pavaresisht merkatos se forte gjate dimrit, nuk ka me asnje shans per te fituar ndonje trofe. Ne pjesen e mbetur te sezonit, ekipit te Sejdinit i mbetet qe te afrohet me ekipet e kryesimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›