E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri Orges Shehi, heroi i takimit

Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Orges Shehi ishte heroi i ndeshjes. Ai priti nje 11- metersh dhe nje goditje e miqve perfundoi jashte. Karobeci realizoi golin e fundit, qe i dha kualifikimin te kuqve. Edhe pse Ngjela humbi nje 11-metersh, ne fillim per Partizanin, portieri Shehi rikuperoi shume shpejt. Perfundimisht Partizani fitoi 5-4, pas 11-metershave dhe kaloi ne gjysmefinale ndaj Flamurtarit ne "Qemal Stafa". Capo shenoi ne pjesen e pare golin e vetem te ndeshjes, per te kuqte. Lojtari i ri i Partizanit ndodhej ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur dhe e devijoi topin, duke e derguar ne rrjete. Ne pjesen e dyte te ndeshjes, Partizani kerkoi golin e dyte, qe te permbyste rezultatin e ndeshjes se pare. 90-minuteshi u mbyll me fitoren minimale te Partizanit. Edhe pas kohes shtese, rezultati mbeti i pandryshuar. Flamurtari mbeti me 10 lojtare ne fund, pasi Beqiri doli me karton te kuq.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›