E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, hetime ndaj Bylisit per ndeshjen ndaj Lushnjes

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur hetimet per mundesine e manipulimit te ndeshjes Lushnja-Bylis. Sipas deklarimeve zyrtare te FSHF-se, denoncimi i bere nje dite me pare ne shtyp, se drejtuesit ballshiote kane negociuar per te blere kater lojtare lushnjare, eshte marre parasysh dhe jane ngarkuar menjehere nje grup pune, per te zbardhur te verteten. FSHF ka nisur punonjesit e saj, qe te marrin ne pyetje drejtuesit e klubit te Lushnjes, te cilet kane bere denoncimin ne media dhe me tej do te pyeten edhe ata ballshiote, para se te merren vendimet konkrete per ndonje mundesi manipulimi te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›