E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplina ndeshkon sherrxhinjte

Vendime drastike por totalisht te bazuara ne nenet e Kodit te Drejtesise Sportive. Ata qe e kane pesuar me se shumti jane sherrxhinjte e Delvines Rigels afa e Markelian Alimani te cilet paten perdorur dhunen ndaj lojtarit te Himares Emanuel Ezerjoha aq sa ky i fundit perfundoi ne spital. Lojtaret jane ndeshkuar me 2 vjet pezullim dhe me nje gjobe te majme. Ja cilat jane disa nga vendimet me te rendesishme te marra dje nga Komisioni i Disiplines
1. Lojtari i KF Skenderbeu Barce Ristovski per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ekipit kundershtar ne javen e 9-te denohet me nje ndeshje pezullim dhe 100 mije leke gjobe.
2. Zyrtari i KF Elbasani Oltion Osmani per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes denohet me dy ndeshje pezullim dhe 100 mije leke gjobe.
3. KF Lushnja per hedhje te sendeve te forta ne fushe por pa shkaktuar akte dhune denohet me 150 mije leke gjobe.
4. Lojtaret Edmond Pino e Altin Ametlli te KF Maliqi per dhune te ushtruar ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe peshtyrje ndaj zyrtarit te ndeshjes denohen me 24 muaj pezullim dhe 100 mije leke gjobe.
5. Zyrtari i KF Maliqi Gezim Marjanaku per mosrespektim te vendimit te dhene nga Komisioni i Disiplines me date 22.09.2010 denohet me kater ndeshje pezullim dhe 50 mije leke gjobe denim ky qe i shtohet denimit te dhene nga ky komision.
6. KF Maliqi per mosrespektim te vendimit date 22.09.2010 te Komisionit te Disiplines dhe per marrjen e shtate kartoneve te verdhe ne ndeshjen e javes se 7 denohet me 50 mije leke gjobe.
7. FK Turbina per sjelljen e tifozeve dhe per marrjen e 6 kartoneve te verdhe denohet me 40 mije leke gjobe.
8. KF Sukthi per hedhje te sendeve te forta ne fushe por pa shkaktuar akte dhune denohet me 60 mije leke gjobe.
9. KF Fieri per deshtim te permbushjes se pergjegjesive per organizimin e ndeshjes me pasoje nderprerjen e lojes humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 5-0 zhvillimin e dy ndeshjeve ne fushe asnjanese si dhe 400 mije leke gjobe.
10. Lojtaret e KF Delvina Rigels afa e Markelian Alimani per sulm e dhune ndaj lojtarit kundershtar me pasoja per shendetin denohen secili me 24 muaj pezullim dhe 60 mije leke gjobe.
11. KF Delvina per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per organizimin e ndeshjes me pasoje ushtrimin e dhunes ndaj lojtareve kundershtare dhe hedhje te sendeve te forta ne fushe denohet me zhvillimin e tre ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 200 mije leke gjobe si dhe humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0. Superiore/ Java 11

Sot ora 1300
Laci-Besa
Neser ora 1300
Bylis-Shkumbini

Neser ora 1800
Skenderbeu-Dinamo

E diel ora 1300
Elbasani-Flamurtari
Tirana-Vllaznia

E hene ora 1300
Kastrioti-Teuta

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›