E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder permbyten lagjet e qytetit

/ /

Lagjet Ajasem dhe Bahcallek jane me problematiket. Deri ne oret e pasdites se djeshme uji kishte dale mbi superstraden Lezhe-Shkoder ne vendin e quajtur Harku i Berdices 3 km ne te hyre te qytetit. Per pasoje sherbimet policore nuk kane lejuar kalimin ne kete segment rrugor te autoveturave te vogla por i kane detyruar ato qe te levizin ne aksin rrugor Mjede-Guri Zi-Shkoder dhe anasjellas. Me uljen e nivelit te shkarkimeve pasdite u be e mundur kalimi normal dhe per mjetet e uleta. Prania e ujit ne katet e para te shtepive ne Ajasem dhe ne Bahcallek i ka detyruar banoret te largohen nga banesat e tyre.
Sipas prefektit te Shkodres Maxhid Cungu i cili eshte edhe kreu i Shtabit te Emergjencave Civile te Qarkut Shkoder situata po monitorohet hap pas hapi dhe ka tendence drejt permiresimit. Shtabet lokale te emergjencave po na mbajne ne kontakt me zhvillimet me te fundit ne cdo zone. Ushtria dhe policia jane ne gatishmeri me mjete e njerez dhe po kontribuojne per normalizimin e situates. Me mjetet e larta te policise u transportua nje grua e semure nga Berdisa ne spitalin e Shkodres ndersa nje grua shtatzene nga lagjja Ajasem u evakuua me skafin e policise se kufirit nga banesa e saj tek te afermit ne qytetin e Shkodres. Vec familjeve demet kane qene te shumta dhe ne biznese e toka bujqesore. Siperfaqe te tera toke jane permbytur ne komunat Berdice Ana e Malit ne zonen e Obotit te Bushatit etj. Nderkohe ne zonen e Obotit uji ka veshtiresuar qarkullimin e automjeteve te uleta qe levizin nga rruga Shkoder-Muriqan me kete fshat. Tani qe nuk kane filluar akoma mire shirat dhe shiko se cfare ndodhi Imagjinoni se cfare do te ndodhe nga janari apo shkurti u shpreh dje Agustin Marku nga fshati Obot. Po ashtu problematike paraqitet situata edhe ne zonat e Malesise se Madhe. Si rezultat i fryrjeve te perrenjve malore situata vazhdon te jete kritike. 24 familje jane evakuuar ne fshatin Kamice te komunes Qender ndersa uji ka vershuar brenda 40 shtepive duke sjelle deme te konsiderueshme materiale. Ne komunen Kastrat ka prezence uji ne 80 banesa nderkohe qe 10 familje jane evakuuar tek te afermit e tyre. Firma qe ka marre persiper ndertimin e rruges Shkoder-Hani i Hotit si dhe specialiste te Drejtorise se Rrugeve Rajonale po punojne per venien ne pune te aksit te demtuar ne fshatin Vukpalaj pasi qe nga dita e marte ky aks vazhdon te jete i bllokuar. Meta Situata ne kaskade nen kontroll

Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta e ka cilesuar situaten ne kaskaden e Drinit si ne kontroll te plote gjate nje konference diten e djeshme. Sipas Metes reshjet e jashtezakonshme kane ndikuar ne rritjen e prurjeve ne hidrocentrale por gjithsesi nuk ka vend per panik pasi hidrocentrali me i madh i kaskades Fierza eshte ne nivele shume here me te uleta sesa ai maksimal. Ministri u shfaq optimist lidhur me zhvillimet dhe kjo sipas tij lidhej me shume me menaxhimin e mire qe po i behet kaskades nga ana e institucioneve perkatese dhe gatishmerise se specialisteve.

Zeqo Prurjet ne renie po ulim shkarkimet

Drejtori i Pergjithshem i KESH-it ngjell Zeqo lidhur me situaten ne tri hidrocentralet e kaskades se Drinit u shpreh dje se po punohet per te mbajtur gjithcka nen kontroll nderkohe qe nga Fierza vijon te mos shkarkohet uje. Sipas tij tendenca e prurjeve eshte ne renie dhe kjo po ndihmon edhe specialistet qe te ulin nivelin e shkarkimeve te ujit nga hidrocentralet. Ne oret ne vijim pritet qe te shihet edhe ecuria ne HEC-eve kjo e lidhur edhe me reshjet.

dje ora 1900

Fierza 283.16 m
Shkarkime 0
Koman 172.95 m
Shkarkime 1050 m3/s
Vau i Dejes 74.76 m
Shkarkime 1750 m3/s Diber Bllokohet per tri ore rruga nacionale

DIBER - Nje masiv dheu ka bllokuar per tre ore dje paradite aksin rrugor Burrel - Klos. Shirat e rrembyeshem kane shkaktuar probleme serioze ne rruget nacionale te qarkut Diber sidomos ne aksin nacionale Burrel-Klos. Per tre ore eshte bllokuar kalimi i mjeteve ne vendin e quajtur Perroi i Kecit ne komunen Kurdari pasi nje masiv dheu eshte shkeputur dhe ka rene ne rruge. Forca e mjete te firmes mirembajtese te rruges te ndermarrjes rajonale dhe te policise kane mberritur shpejt ne vendin e ngjarjes pasi vargu i makinave ne te dyja anet e saj i kalonte 4 km. Mjetet e transportit te kromit ato te udhetareve te mallrave etj. kane qendruar per ore te tera ne pritje te hapjes se rruges. h.p Stuhia fundoset peshkarexha

DURRES - Fundoset nje anije peshkimi e ankoruar ne kalaten lindore te portit te Durresit por fatmiresisht pa shkaktuar viktima ne njerez. Anija FLAD ishte ankoruar ne port dhe ishte 27 metra e gjate. Sipas kapitanerise anija u permbyt per shkak te stuhise dhe motit te keq. Burimet ne vendngjarje saktesojne se uji ka depertuar ne mjet duke bere te mundur edhe mbytjen e saj. Flota aktuale e peshkimit ne Durres perbehet nga rreth 90 anije ne gjendje pune nderkohe qe po kaq te tjera jane te papuna ne gjendje te amortizuar dhe qe perbejne rrezik per mbytjen e te tjerave.

TropojeEmergjencat bejne bilancin e demeve

TROPOJE - Pakesimi i reshjeve ne qarkun e Kukesit u dha dje mundesi autoriteteve lokale te nisin masat per lehtesimin e situates. Shtabi i Emergjences Civile ne Tropoje beri vleresimet paraprake te demeve ne kete rreth. Sipas ketij bilanci paraprak rezulton se kane dale jashte funksionit nga vershimet e lumenjve dhe perrenjve ura e Bujanit ne rrugen nacionale Fierze-Qafe Morini qe lidh Tropojen me Tiranen dhe Kosoven. E prishur eshte dhe ura e Kelcyres ne luginen e Valbones si dhe eshte demtuar ura e fshatit Gri. Jane rrezuar 20 shtylla te tensionit te mesem dhe te ulet ne komunen Margegaj ndersa 29 shtepi jane demtuar. Dhe dje trageti i Komanit ka mbetur i bllokuar.

Situata nga permbytja

Qarku Shkoder
. Ne komunen Kastrat Malesi e Madhe ka prezence uji ne 80 banesa jane evakuuar 10 familje
. Ne komunen Qender Koplik per shkak te daljes nga shtrati te Perroit te Thate ka prezence uji ne 40 banesa te fshatit Kamice jane evakuuar 24 familje
. Prezence uji ka ne fshatin Kuc komuna Gur i Zi si dhe ne lagjen Ajasem te Bashkise Shkoder
. Ne fshatin Obot komuna Ana e Malit kalueshmeria behet me mjete te larta si pasoje e prezences se ujit
. Aksi nacional Shkoder-Hani i Hotit ende i bllokuar

Qarku Lezhe
. Ne kete qark rezulton te jete e permbytur 400 ha siperfaqe toke bujqesore

Qarku Durres
. Ne Fushe-Kruje ka prezence uji ne rreth 250 banesa. Po keshtu ka prezence uji ne rreth 1000 ha toke bujqesore

Qarku Diber
. Aksi nacional Burrel-Klos i bllokuar nga nje masiv dheu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›