Jo Kombetares per ezenen
Lajmi konfirmohet nga vete futbollisti ne nje prononcim per mediat italiane. Sipas sulmuesit eshte koha qe ai te mendoje edhe per ezenen. Duke qene se Bogdani eshte futbollisti me i rendesishem ne linjen e sulmit tek kjo skuader dhe duke qene se ai eshte aktivizuar ne te gjitha takimet tashme po ndien nje fare lodhjeje ndaj edhe ka kerkuar qe te mos jete i pranishem ne ndeshjen miqesore te ekipit tone perfaqesues ndaj Maqedonise. Qe nga java e pare e kampionatit nuk di te jem ndalur. Tashme ndiej nje lloj lodhjeje ndaj edhe kam nevoje qe te rikuperohem. Ne kete kontekst kam refuzuar te shkoj e te luaj miqesoren ndaj Maqedonise me Kombetaren time vetem e vetem qe te mund te jem sa me i qete dhe i afte per te ndihmuar ezenen ne mbijetesen e saj ne Serie A ka pohuar Bogdani. Kete jave ezena do te jete udhetuese ne Firence ndaj Fiorentines se Shinisa Mihajlovicit nje perballje kjo shume e rendesishme per skuadren ku aktivizohet Bogdani. Sigurisht qe fitorja ndaj Lacios na dha disi krahe pasi nuk merrnim pike qe nga ndeshja me Lecen. Tani do te shkojme ne Firence me nje moral krejt tjeter ku natyrisht do te kerkojme rezultat packa se ata Fiorentina vijne nga nje rezultat negativ ndaj do te mundohen qe te mos lene pike ne fushen e tyre. Gjithsesi une besoj se ezena ka treguar se mund te luaje si e barabarte ndaj cdo skuadre ne Serie A ka perfunduar Bogdani.
Leonard Karaj