Diskriminim me ligj - Azilkërkuesit në Gjermani

Dy here ne jave vjen kamioni i furnizimit ne strehimoren e Augsburgut ne rrugen Neusaesser. Nje firme e jashtme shperndan qeset e bardha prej plastmasi me ushqimet qe i kane porositur me pare banoret. Lista eshte e shkruar ne gjermanisht, nje gjuhe qe shumica e 400 burrave qe banojne aty nuk e kuptojne. Prandaj edhe ata e vene kryqin si ne lotari. Edhe Justusi ashtu ben. Kur vjen qesja e tij ai kontrollon se pari datat e skadimit: "Tani kemi dhjetor, kurse ky ka skaduar qe me nentor", thote 31-vjeçari nga Nigeria dhe vendos kosin mbi tavoline.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Po ndenje ketu tere diten, çmendesh – Samueli para dusheve te strehimores
Dhoma e Justusit eshte ne katin perdhes. Shtreter te radhitur mbas njeri tjetrit, tenxhere neper toke, ushqime mbi parvaz dhe tavoline. Dollap per ene e ushqime nuk ka. Perveç tij, ketu banojne edhe kater nigeriane. Per nje cep intim, as qe behet fjale. "Ketu hyn e del kush te doje. Dera eshte gjithmone e hapur, sepse asnje nga ne nuk ka çeles. Çelesi kushton 10 Euro per njeri", ankohet Justus.
Greve urie dhe bojkotime ushqimesh
40 Euro ne muaj para xhepi u takojne azilkerkuesve qe banojne neper strehimore. Justusi llogarit: "Vetem bileta per te shkuar ne zyren sociale me kushtoi 2,40 vajtje e 2,40 ardhje. Por ata me kerkuan perkthyes", rrefen ai. "Ata kuptojne anglisht, por kerkojne perkthyes. Keshtu qe une u ktheva ne strehimore, mora dike qe kuptonte gjermanisht per te perkthyer. Atij i pagova rrugen dhe 10 Euro honorar. Si perfundim, nga ato para qe mora, nuk me mbeti asgje."
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: 'Askush nuk i detyron te qendrojne' – thote Christine Harderthauer – Ministre e Bavarise per çeshtjet sociale
Disa jave me pare Justusi se bashku me dyqind banore te tjere te strehimores se Augsburgut filluan nje greve urie. Protestes se tyre iu bashkuan edhe bashkevuajtes nga gjashte strehimore te tjera te Bavarise. Kerkesa e tyre: Para, ne menyre qe ta vendosim vete se çfare duam te blejme. Por mbas dy javesh ata u dorezuan. Te tjere e vazhdojne protesten, duke bojkotuar ushqimet e strehimores.
Askush nuk i detyron te rrine aty
Samueli eshte njeri syresh. 21-vjeçari nga Nigeria shpreson qe opinioni gjerman te behet me i vemendshem ndaj situates se azilkerkuesve."Une besoj se shumica nuk e dine se çfare problemesh kemi ne", thote ai dhe tregon banjat e rrenuara, dyert e ndryshkura, dushet e prishura. "Ata mendojne se ne ketu vijme te hame e te pime falas e te bejme nje jete me te mire, por kjo nuk eshte e vertete", thote Samueli.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Hans Georg Ebberl, Aktivist i organizates ne mbrojtje te refugjateve 'Karawane Muenchen'
Ministrja bavareze per çeshtjet sociale, Christine Harderthauer, nuk ka fare mirekuptim per protesten. Per mbi 8000 banoret, qe jetojne neper strehimore ne landin e saj, ajo argumenton se shumices nuk u eshte njohur e drejta e azilit dhe se ata perpiqen me te gjitha menyrat qe te pengojne daljen nga Gjermania. "Askush nuk i detyron te qendrojne neper strehimore. Ata mund te kthehen menjehere ne vendin e tyre. E drejta nuk eshte ne anen e tyre", thote politikanja kristiansociale ne nje interviste me Deutsche Wellen.
Problem ne mbare Gjermanine
Fakt eshte qe azilkerkuesit dhe te toleruarit (me Duldung) nuk debohen, sepse u mungojne dokumentet e nevojshme, si pasaporta, apo leternjoftimet. Keshtu ata kalojne vite te tera ne kushte te tilla, thote Hans Georg Ebberl nga organizata humanitare 'Karawane München'. "Bavaria eshte nje nga landet ku refugjatet trajtohen me keq, por gjendja e tyre eshte problematike ne te gjithe Gjermanine", shton ai.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Banjo ne strehimoren e Augsburgut
Problemi e ka nje emer: Ligji per ndihmat sociale ndaj te huajve (gjerm.: Asylbewerberleistungsgesetz). Ai percakton shumen dhe llojin e ndihmave per azilkerkuesit pa te ardhura. Ligji ka mbetur i pandryshuar qe nga viti 1993 dhe zbatohet ne menyra te ndryshme nga landi ne land. Keshtu per shembull, ne Hamburg ose Berlin azilkerkuesit e marrin ndihmen ne forme parash ose triskash, landet jugore, si Bavaria apo Tyringeni, preferojne ndihmat ne natyre.
Debimi ne plan te pare
Pavaresisht se si shperndahen ndihmat, ne total ato perbejne vetem dy te tretat e asaj qe u takon te varferve zakonisht ne Gjermani. Nje diskriminim skandaloz, eshte e mendimit Ulla Jelpke, deputete e se Majtes ne parlamentin federal. "Sasia e ndihmave eshte percaktuar ketu e 19 vjet dhe qe atehere nuk eshte rritur me asnje cent. Dhe ajo eshte shume me e ulet se minimumi i nevojshem per jetese", ankohet ajo dhe kerkon heqjen e menjehershme te ketij ligji. Kete qendrim te Se Majtes e mbeshtesin vetem Te Gjelbrit.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: 'Ligj skandaloz' - Ulla Jelpke deputete e Se Majtes kerkon qe azilkerkuesit te trajtohen si nevojtaret e tjere.
Sidoqofte, ne nentor 2010 qeveria federale konfirmoi se shuma e asistences se percaktuar per azilkerkues eshte ne kundershtim me kushtetuten. Ne pergjigjen qe qeveria i pat bere nje pyetesori te Se Majtes ajo gjithashtu ka premtuar se do t'i rishikoje edhe nje here ndihmat. Ne se ato me te vertete do te rriten, atehere per Samuelin, Justusin e shume azilkerkues te tjere, kjo do te thote pak me shume para neper xhepa, por ne Gjermani ata do te vazhdojne te jene te padeshiruar, sado te gatshem qofshin per t'u integruar. Ministrja bavareze per çeshtje sociale e thote hapur: "Ata shfrytezojne nje te drejte, qe nuk u takon. Per ta nuk eshte integrimi ne plan te pare, por debimi."
Samueli megjithate po perpiqet te integrohet. Me ndihmen e shoqates nga Augsburgu "Tuer an Tuer" (sDere me dere) ai sapo ka perfunduar nje kurs per ndihmesmjek dhe tani po pergatitet per provimin e gjuhes gjermane. Shumicen e kohes Samueli nuk e kalon ne strehimore, por ne biblioteken e qytetit."Dua te bej diçka qe ta ndiej veten te dobishem, se po ndenje ketu tere diten, do te çmendesh" - thote ai dhe nis marshimin e perditshem neper Augsburgun e mbuluar nga debora.
Autor: Anila Shuka
Redaktoi: Aida Cama