Hetime intensive në Suedi

Stokholmi te dielen ne mbremje. Ne fund te nje te diele me dyqane te hapura, qyteti nis e ul ritmin. Aty, ku 24 ore me pare shpertheu nje bombe, qe plagosi dy vete, rripi i sigurise i kujton banoreve se kesaj here shpetuan pa shume deme nga sulmi.
Kalimtaret jane ende te shokuar
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:
"Kjo me kujton vdekjen e Olof Palmes. Banoj ketu qe prej 70 vjetesh. Ështe e frikshme, se si terrori mberriti edhe ne kryeqytetin tone te vogel." Ndersa nje kalimtar tjeter: "Atentati nuk shkoi, ashtu siç e kishin menduar dhe ai nuk ka per ta provuar me. Megjithate eshte shqetesuese, ishte hera e pare tek ne."
Kjo nuk ka ndodhur me pare ne Suedi
"Hera e pare" dhe "pikerisht tek ne" jane fjale, qe i degjon shpesh. Por askush nuk mund ta shpjegoje ate, qe ndodhi te shtunen ne Stokholm, ose ate qe mund te kishte ndodhur, po qe se jo vetem nje bombe, por te gjashte bombat, qe kishte me vete atentatori do te kishin shperthyer.
Ne kaseten, qe kishte marre policia pak para atentatit dhe qe me sa duket ishte derguar nga vete atentatori, arsyet per "thirrje per lufte te shenjte" kunder mbreterise suedeze jane pjesemarrja ne luften e Afganistanit dhe skicat e Lars Vilks, qe nderkohe ka marre mbrojtje te posaçme nga policia.
Ekspertet e sigurise punojne per te zbuluar arsyet
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:
Magnus Remberg, ekspert per sigurine e brendshme thote: "Nuk ka arsye te forta, pse Suedia papritur tani te jete objektiv i terroristeve. Per misionin tone ne Afganistan nuk ka debate te medha, edhe skicat e Lars Vilks nuk e paten ate jehone, qe shkaktuan karikaturat daneze."
Apartementi i personit, ne emrin e te cilit ishte shkruar automjeti i atentatit, eshte kontrolluar. Ai ndodhet ne nje qytet te vogel ne Suedine e jugut. Nese ai ishte edhe apartamenti i autorit te atentatit, nese kishte bashkepunetore te tjere, cilat jane motivet - pergjigjen e pyetjeve te tilla Andreas Thornberg, shef i policise se sigurise, do ta mesoje sa me shpejt.
"Nje gje e tille nuk ka ndodhur me pare tek ne. Kjo eshte tendence e re. Po punojme shume per te patur qartesi. Po qe se ka qene nje atentat terrorist, atehere ky ishte atentati i pare."
Autor: Albrecht Breitschuh/Lindita Arapi
Redaktoi: Angjelina Verbica