E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutim mbi debatin e mbrëmshëm

18/02/10 13:40

Jetmiri i tregon Oltës, ndërsa ajo i bën masazh, për zënkat e bëra një natë më parë. Ai i tregon se i kishte thënë Kikës se është aktor, njeri falso e që kontrollon lotët e Kika që i kishte thënë se Miri po shet veten për lekët. Miri tregon se Kika e kishte provokuar ndoshta që ai të kalonte gardhin, gjë që ai nuk kishte ndërmend ta bënte dhe shton se pasi tha këto, Kika u largua. Për debatin me Gracielën, ai tregon se ndodhi ashtu sic ndodh gjithnjë që zihen e shahen me njeri-tjetrin e pastaj pajtohen e përqafohen sërish. Miri shprehet se banorët e vjetër që jetojnë në shtëpinë tjetër kujtojnë se ai po intrigon së bashku me të tjerët kundër tyre. Ai i tregon thuajse gjithcka që ndodhi një natë më parë, madje edhe për zënkën e Erionit me Klodin dhe se aty ishte momenti kur ndodhi debati mes tij dhe Kikës, pasi Miri u hodh në Mbrojtje të Klodit ndërsa ai të Erionit. Ai nuk e do Erionin më shumë se unë- shprehet Miri, i cili në momentet e zënkës i dha të drejtë Klodit pasi ishte Erioni ai që e ofendoi atë. Miri tregon gjithashtu edhe për bisedën me banorët e rinj të cilëve u tregoi disa fakte për Kikën, ndërsa ata i kishin thënë se e kishin parë Mirin nga TV dhe e dinin se cili ishte, ndaj duhej të ishte i qetë. Olta habitet disi nga qëndrimi i Bertinës kundrejt Mirit, sepse për Hakiun e merrte me mend. Ajo shprehet se Bertina tani po shet tangërllëk të paparë.
Këtë bisedë Miri e bën edhe me renaton i cili gjithashtu nuk ishte prezent. Edhe Renato shprehet se kika po krijon imazh të keq dhe se këtë herë, do ketë ndryshimie në nominim. Ai tregon se kur debatoi me Kikën para disa ditësh i kishte thënë që të mos i hapte gropën të tjerëve se do binte vetë brenda. Ai shton se i ka thënë dhe të tjerëve që të mos e dëgjojnë shumë Kikën pasi ai flet pas krahëve e të fut thika në shpinë. Renato mendon se rrethi shoqëror i Këkës, brenda shtëpisë, është ngushtuar së tepërmi. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›