E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduardi i shpreh ndjenjat Rezartës

18/02/10 14:40

Eduardi dhe Rezarta takohen tek gardhi dhe diskutojnë për ndjenjat e Edit kundrejt saj. Ai ia shpreh sërish ndjenjat që ka për të dhe i thotë se ato që ndjen në zemër, do ti cojë deri në fund edhe pse mund të zhgënjehet, pasi dëgjoi që ai nuk është tipi që i pëlqen asaj. Rezarta i thotë se nuk është më në atë moshë që i bën gjërat e të dalin ku të dalin, por tani ajo dëshiron ti mendojë mirë para se të hedhë një hap. Ajo shfajësohet se nuk do ta lëndojë Edin, por thotë se nuk mund të jetë fajtore pasi nuk i ka dhënë asgjë atij. Edi e qetëson duke i thënë se ajo sështë fajtore dhe i sqaron se mbrëmë edhe pse sdonte, u bë xheloz për të. Ai i thotë se nuk po i kërkon asgjë asaj, por thjesht se ka një ndjenjë e do dëshironte që ajo ti jepte nje miratim apo një fije shprese që ai të vazhdojë të mendojë për të. Edi shprehet se e kupton se kanë vec katër ditë që njihen, por ndjenjat janë ndjenja. Rezi i thotë se nuk mund ti japë asnjë shpresë sepse më vonë, nëse mes tyre nuk lind asgjë, asaj do ti duhej të mbante përgjegjësi. Ajo mendon se këtë gjë duhet ta vendosë ai vetë sepse ai ndjen dicka. Biseda përfundon qetësisht dhe të dy të rinjtë shprehen se do të bisedojnë sërish me njeri-tjetrin, pasi bisedat mes tyre janë të këndshme. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›