E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutim për prostitucionin

25/03/10 17:00

Në dhomën e ndenjjes, banorët kanë hapur një temë sociale, prostitucioni në Shqipëri, një fenomen që është pakësuar apo shtuar. Mandi mendon se është shtuar, ndërsa Erioni shprehet se mund të thuhet më saktë që është liberalizuar seksi. Mandi e lidh si prostitucionin, ashtu edhe krimet me krizën ekonomike që po kalon cdo vend sepse sipas mendimit të tij, kriza con në rritjen e këtyre fenomeneve negative. Ata mendojnë së më së shumti, në Shqipëri po vihet re që prostitucioni po kthehet në një mënyrë që vajzat e bëjnë me dëshirë e jo më me dhunë si më parë. Sipas tyre, prostitucioni ka qënë e do mbetet edhe në kohërat e ardhshme, madje Mandi mendon se më e kontrolluar do ishte që kjo gjë të ligjërohej edhe në Shqipëri ashtu sic është bërë në disa vende të botës, pasi kështu rritet më shumë siguria shëndetësore. Olta hedh dyshimin se nëse do ligjërohej tek ne, vajzat shqiptare nuk do ekspozoheshin hapur si prostituta, por të tjerët e kundërshtojnë duke thënë se ato mund ta ruanin identitetin e tyre apo mund ta marrin përsipër këtë rrisk përderisa zgjedhin të bëjnë këtë gjë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›