E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi i Hakiut, lojë

25/03/10 15:10

Hakiu u ka thënë banorëve një natë më parë se provën e kësaj jave do ta zhvillojë ai, deri në fund, pa u ngritur asnjëherë nag bicikleta. Kjo temë hapet sërish në tavolinë kur banorët janë të gjithë dhe hanë drekën. Duke bërë shaka ata ngacmojnë Hakiun duke i thënë se nëse ai do rrijë vërtetë mbi bicikletë për ta bërë provën i vetëm, ata do kujdesen për të duke i cuar ushqime e pije. Hakiu shprehet se kuptoi një gjë prej tyre, se ata të gjithë jetojnë parazitë në kurriz të të tjerëve. banorët fillojnë të debatojnë, ndërsa Edi shprehet se doli fjala e tij se Kika nuk do e mbante premtimin e dhënë. Kika insiston se ata nuk mund ta presin vërtetë këtë gjë prej tij, e vetë të shijojnë përfitimet e provës javën tjetër. Miri del jashtë me Erionin dhe thotë se Kika e premtoi këtë gjë mbrëmë vetëm se nuk kishte pirë cigare dhe fliste përcart. Hakiu vjen aty dhe bisedon me ta për fjalët e banorëve të tjerë që të gjithë ishin të gatshëm që ai të sakrifikonte dhe për ta. Miri dhe Erioni i thonë që të mos e marrë në atë sens, ndërsa Kika qesh duke thënë se i vuri në lojë të gjithë. Më pas, të gjithë vazhdojnë të ngacmojnë Kikën për fjalët që u tha atyre dhe për premtimin e bërë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›