E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullorja e re, provim të gjuhës shqipe për studentët që kanë mbaruar gjimnazin jashtë vendit Student gjatë dhënies së provimit të Maturës

Personat të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kërkojnë të vazhdojnë studimet në universitetet shqiptare, përpara dhënies së provimeve të maturës duhet të japin një provim për gjuhën shqipe. Vendimi është marrë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, që përmes një rregulloreje të posaçme sqaron procedurat që do të ndiqen. “Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në universitet, duhet të japin Matematikën, Gjuhën Shqip dhe Letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të menysë së lëndëve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (provimet me detyrim D1 dhe D2)”, thuhet në rregulloren e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›