Diskutime Lubonja–Ajazi për Spaçin – Palët në dakordësi, Ministria t’i mbledhë bashkë të gjithë

Fatos Lubonja, publicist, ish-i burgosur politik në Spaç dhe Namik Ajazi, regjisor mbrëmjen e kësaj të hëne ishin të pranishëm në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH me Mentor Nazarkon.
Në këtë tryezë pati diskutime lidhur me punimet në Spaç, një nga temat më aktuale që po debatohet në opinionin publik.
Të dy palët shprehën qëndrimin e tyre për nevojën e një tryeze të përbashkët të organizuar nga Ministria e Kulturës, ku të gjitha palët të kenë mundësi të bashkëpunojnë për këtë projekt.
Sipas Lubonjës është i padiskutueshëm fakti që Ministria t’i mbledhë të gjitha palët.
“Padyshim. Ministria ta sqarojë dhe opinionin publik. Nëse ministria do që të qetësojë dhe opinionin publik merr ata të cilët kanë bërë gjithë atë punë, thirri në Shqipëri dhe thuaji që po bëjnë këtë. Dhe të thonë nëse është në koherencë me vizionin apo kundër atij vizioni.”
Regjisori Namik Ajazi mbajti të njëjtin qëndrim, duke u shprehur se është nevoja për bashkëpunim mes palëve.
Sipas tij dhe filmi që pritet të zhvillohet bëhet në shërbim të asaj se çfarë do të mirëmbahet për të mos u rrënuar më tej Spaçi.
“Unë e kam thënë nëse filmi do të bëhet bëhet në shërbim të asaj se çfarë do të mirëmbahet për të mos u rrënuar më tej Spaçi. Nëse aty do të mendohet sipas vizionit që ka ministria dhe qeveria për të hyrë turist do të mendohet sipas vizionit për të hyrë dhe për të mos I zënë poshtë. Nëse kjo do të bëhet e aksesueshme për turizmin si një muze aty mund të fus dhe aktorët dhe të bëjmë filmin. Nëse kjo nuk do të bëhet nuk do të bëhet as njëra, as tjetra.”